Apel , lutje ndërkombëtarëve nga familjet e të zhdukurve
Në fshatin Kozarevë në rrethinën e Novi Pazarit më pare kishin filluar hulumtimet në një varreze të mundshme masive, në afërsi të lumit me të njëjtin emër. Gërmimet vlerësuese kanë nisur në bazë të disa hetimeve, të cilat i kanë bërë zyrtarët e kësaj prokurorie. Por, zyrtarët e Komisionit qeveritar për personat e pagjetur në Kosovë, të cilët kanë qenë të ftuar nga autoritetet serbe që të vëzhgojnë gërmimet, kanë theksuar se punimet janë ndërprerë për shkak se kanë rezultuar të pasuksesshme dhe se vend-gërmimi nuk përputhej me informacionet që kishte pala e Kosovës lidhur me varrezën eventuale ku dyshohet të jenë varrosur civilët shqiptarë, të vrarë gjatë luftës në Kosovë.
Pas rifillimit të gërmimeve, këtë javë përsëri është bërë ndërprerja e gërmimeve në kërkim të mbetjeve mortore të personave të zhdukur nga Kosova në Kozarevë të Novi Pazarit, në Sërbi. Kjo ndodhi ka rritur mospajtimet dhe shqetësimet e familjarëve të personave të zhdukur në Kosovë.
Familjet e të zhdukurve prëvep autoriteteve në Sërbi, kanë kritikuar Instiuticionet e Kosovës dhe Faktorin nëdrkombëtar që nuk po hbëjnë trysni më shumë lidhur me këtë qështje në Beograd.
Bajram Qerkini ka thënë se nisja dhe ndërprerja e gërmimeve në vendin e quajtur Kozarevë është një lojë e radhës e politikës serbe me fatin e të zhdukurve dhe familjarët e tyre.
“Nuk është ai i vetmi lokacion që ka mbetur në gjysmë, ka shumë lokacione që kanë mbetur të tilla. Katër vjet ka zgjatur Rudnica deri sa u zbulua dhe ajo ka mbetur në gjysmë.”
“Në vend se të nxirren 350-400 persona janë gjetur vetëm 55. Kështu që edhe këtu në varrezat e Novi Pazarit, gjegjësisht në Kozarevës, në lumin e Kozicës, ku dyshohet dhe ka dëshmi se janë 50 veta puna ma mbet në gjysmë”, tha Qerkini.
Drejtues të Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur nga Qeveria e Kosovës, kanë deklaruar se në drejtim të zbardhjes së fatit të personave të pagjetur, si komision, po përballen me vështirësi në bashkëpunim të duhur me institucionet përgjegjëse të Serbisë.
Sipas shifrave zyrtare, ende janë mbi 1,600 persona nga Kosova, fati i të cilëve mbetet i pazgjidhur.