Kosova

Kosova po bëhet e njohur më shumë se me njohje zyrtare Duke falënderuar dokufest– it

Media e lirë - Festivali Ndërkombëtar i emëruar DOKUFEST që çdo vit mbahet në Prizren, çdo herë e më shumë po manifeston qëllimin e tij të nivelit të lartë kulturor profesional duke synuar përsosmërinë e një arti në fushën e dokumentarit dhe filmit të shkurtës. Kjo punë e palodhshme e drejtorit artistik si dhe një ndër ideologët ( themeluesit)  strategjik të këtij festivali ztr. Veton Nurkollari, i kanë dhënë Prizrenit një frymë moderne dhe me një perspektivë dhe vizion të largët duke e bërë Kosovën të njohur nëpër botë më shumë se sa njohjet zyrtare,  ngase ky Festival DOKUFEST tani më numërohet një ndër festivalet më të vlerësuara dhe më të cilësuara në botë.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, DOKUFEST në Prizren, të shtunën me 8 gusht, i ka hapur dyert e veta për projeksionin e 228 filmave nga 43 vende, në 6 kategori garuese dhe një numër të madh të programeve speciale. Garuesit për pjesëmarrje në këtë festival janë nga tërë bota,  ndërsa nga Lindja e Mesme Republika Islamike e Iranit çdo vit merr pjesë me dokumentar mjaftë interesat që shtojnë interesimin dhe kureshtjen e shikuesve duke mbetur shumë të kënaqur me mesazhet e tyre shumë domethënëse. Republika Islamike e Irani sivjet merr pjesë me 2 dokumentar interesant, ndersa vitin e kaluar ka prezantuar me 3 dokumentar nga regjisori Parviz Kimiavi, nga Teherani.

Efikasiteti, korrektësia dhe vullneti për punë me vlera të mëdha artistike, kanë bërë që 14 vite me radhë vizitorët brenda dhe jashtë Kosovës të jenë më të interesuar për të vizituar Prizrenin dhe festivalin. Për këtë u janë mirënjohës edhe nikoqirësisë së Prizrenasve që është pjesë e traditës shqiptare duke mos munguar dëshira e madhe e organizatorëve,  që ky art kinematografik  të jetë si një rrjet  për thurjen e përbashkët të sexhades që përmban kolorit , motive dhe dizajne nga të gjithë mendjet kreative të së bukurës dhe ideales njerëzore.