İran

Hassan Ruhani: Lufta kundër terrorizmit...

Kryetari i Republikës Islamike të Iranit, Hassan Ruhani deklaroi se lufta kundër terrorizmit, përkrahja ndaj popujve të shtypur dhe përpjekjet për vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme janë prej parimeve dhe qëllimeve të pandryshueshme të Iranit.

Agjencia e Lajmeve IRNA njoftoi se kryetari i Iranit Hassan Ruhani të mërkurën në takim me Valid Moalem, Ministrin e Punëve të Jashtme të Sirisë, vlerësoi qëndresën e popullit dhe qeverisë siriane në luftën kundër grupeve terroriste-takfiriste dhe shtoi:

“Ndërhyrjet e disa qeverive dhe prania e grupeve terroriste nga vendet e ndryshme janë dy probleme kryesore të vazhdimit të krizës në Siri”.

Kryetari i Iranit, Hassan Ruhani deklaroi se kriza e Sirisë mundë të zgjidhet vetëm me rrugë politike dhe Irani do të shfrytëzojë të gjithë kapacitetet dhe potencialet e tij në sferën politike për mënjanimin e problemeve, vendosjen e stabilitetit dhe qetësisë në Siri, si dhe për realizimin e kërkesave të popullit të Sirisë.

Nga ana e tij, Ministri i Punëve të Jashtme të Sirisë, Valid Moalem gjithashtu në këtë takim vlerësoi lartë përkrahjen e Republikës Islamike të Iranit ndaj qëndresës së popullit të Sirisë dhe deklaroi:

“Aktualisht, Siria gjendet në një situatë më të mirë se sa në të kaluarën dhe komplotistët e huaj janë zhgënjyer me dështimin e komploteve të tyre kundër Sirisë”.

Valid Moalem me këtë rast uroi kryetarin e Iranit, Hassan Rouhani për sukseset e Iranit të shënuara në bisedimet bërthamore me Grupin 5+1 në Vjenë dhe theksoi se këto suksese janë shënuar me maturinë e funksionarëve të shtetit iranian dhe padyshim se kjo ngjarje do të luaj rol pozitiv në zhvillimet e rajonit të Lindjes së Mesme. 

Burimi: IRIB