Të Udhëzuarit Në Islam

Jezusi, hz. Isai (a.s.) më udhëzoi në Islam

Pothuajse një muaj pas njoftimit  të përqafimit të Islamit, sulmuesi i Tottenham-it, Emmanuel Adebayor  ka zbuluar shkaqet e konvertimit të tij, duke thënë se ngjashmëritë ndërmjet Islamit dhe Krishterimit e kanë  udhëhequr atë në të Vërtetën.

Jezusi (a.s.) na mësoi se ka vetëm një Zot dhe vetëm Zoti duhet të adhurohet siç shkruan në Bibël, në Ligji i Përtërirë 6: 4, Marku 12:29. Muslimanët, gjithashtu, besojnë siç shkruan në Kur'an 4: 171:  

171. O ithtarët e librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thuani tjetër gjë për All-llahun, përveç asaj që është e vërtetë. Mesihu Isa, bir i Merjemes, ishte vetëm i dërguar i All-llahut. Ishte fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpirt) nga Ai. Besoni pra All-llahun dhe të dërguarin e Tij e mos thoni: “Tre” (trini). Pushoni (së thëni), se është më mirë për ju. All-llahu është vetëm një All-llah; larg qoftë asaj që Ai të kektë fëmijë. ç’ka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Mjafton që All-llahu është planifikues i pavarur.   u citua Adebayor nga The Herald.

Emmanuel Adebayor ishte duke folur për një nga 13 arsyet e vendimit të tij për të përqafuar Islamin pasi  ra Shehadet apo e dha Deklaratën e Dëshmisë , në një video YouTube, postuar në internet muajin e kaluar.

I veshur me petka të bardha, Adebayor në Deklaratën e Dëshmisë apo Shehadetin, tha:

Esh'hedu en la ilahe il-lall-llah ve esh'hedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu - Besoj dhe deklaroj se ekziston vetëm një Zot - All-llahu dhe se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij “. 

Ndër arsyet e konvertimit të tij në Islam ishte se Profeti Isa (a.s.) nuk ka ngrënë mish derri sikur muslimanët të cilët nuk e hanë mishin e derrit.

Fjalë të tilla si Salam  alejkum (Paqja qoftë me ju) dhe  “Insha’Allah, përmendën në Kur’an, Libri i Shenjtë i Islamit, janë përdorur gjithmonë nga Jezusi (Isai, )a.s), tha futbollisti Togolez.     

Jezusi (a.s,), mori abdes, lau fytyrën, duart dhe këmbët para se të lutej. Muslimanët bëjnë të njëjtën gjë. Jezusi (a.s.) dhe profetët e tjerë të Biblës u lutën me kokën e tyre në tokë (shih Bibla, Mateu 26:39). Muslimanët bëjnë, veprojnë kështu siç shkruan në Kur’an: 3:43, theksoi Adebayor.

Jezusi (a.s.) kishte mjekër dhe ka veshur xhybe. Është Sunnet, traditë, për burrat muslimanë të bëjnë të njëjtën gjë.

Jezusi (a.s.) ka zbatuar Ligjin dhe besonte në të gjithë profetët, (shih Bibla, Mateu 5:17). Muslimanët bëjnë kështu siç urdhërohet në Kur’an, 3:84 dhe 2: 285 .

Emmanuel Adebayor ka luajtur më parë për Metz, Monako, Arsenal, Real Madrid dhe Manchester City. Ai u shpallë  Futbollisti Afrikan i Vitit në vitin 2008.

I përshkruar si i gjatë, i aftë, i fortë në ajër dhe me aftësinë për të shënuar gola dhe për të krijuar, ai përfaqësoi ekipin kombëtar të futbollit të Togo-s  në Kupën e Botës në Gjermani, për herë të parë dhe të vetmen deri më sot, në vitin  2006, në  Kupën e Botës.

Ai është aktualisht golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Togos me 28 gola të shënuara.

 

Modestia

 

Duke cituar modestinë e nënës së Jezusit, Hz. Marinë apo hz. Merjemen (a.s.) e cila vishej, mbulohej me modesti, duke mbuluar plotësisht trupin e saj dhe mbante shami,  Emmanuel  Adebayor ka thënë se gratë muslimane e kanë obligim veshjen modeste siç përshkruhet në Kur’an.

Arsyeja e dhjetë e përmendur nga Emmanuel  Adebayor ishte obligimi   fetar i agjërimit që është i përbashkët për  Islamin dhe Krishtërimin.

Jezusi (a.s.) dhe profetët e tjerë të Biblës kanë agjëruar deri në 40 ditë (shih Bibla, Eksodi 34:28, Danieli 10: 2-6. 1Mbretërit 19: 8, dhe Mateu 4: 1-muslimanët  agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit . Muslimanët janë të detyruar të agjërojnë një muaj,29-30 ditë,  (shih Kur'an 2: 183).

Duke zbuluar shumë arsye që e çuan të përqafoi  Islamin,  Emmanuel Adebayor thotë: Jezusi (a.s.)  na mësoi për të thënë Dhe në cilëndo shtëpi ku të hyni, më përpara thoni: Paqe në këtë shtëpi. Bibla, Lluka 10: 5)”.    Muslimanët e bëjnë pikërisht atë që bëri Jezusi. Kur kemi hyrë shtëpitë tona dhe shtëpitë e të tjerëve themi Bismilah dhe gjithashtu të përshëndesim me

selam alejkum (paqja qoftë mbi ju), siç urdhërohet në Kur'an, 24:61.

Ai vazhdoi duke thënë: Jezusi (a.s.) ishte bërë synet. Synetia apo rrethprerja është traditë në Islam, kështu të gjithë meshkujt muslimanë  bëhen synet.

Jezusi (a.s.) ka folur në gjuhën aramike dhe e quajti Zotin Elah , që shqiptohet sikur ‘Allah’.  Gjuha aramike  është një e lashtë semitike, është gjuhë Biblike.

Gjuha aramike është një nga gjuhët semite, ku gjithashtu përfshihet  edhe  hebraishtja, arabishtja, gjuha etiopiane, gjuha e vjetër asiriane dhe gjuha babilonase  akadiane.

Emmanuel Adebayor 31-vjeçar në shumë publikime është theksuar si  shumë fetar. Ish-futbollist i Arsenalit, Man City-it dhe Real Madridit, ishte një besimtar i krishterë, Krishterimin e praktikoi deri në kohët e fundit.

Tani më thoni kush është ndjekës i vërtetë i Jezusit, Isait (a.s.)? Natyrisht muslimanët. Tani unë besoj se jam një pasues i vërtetë i Jezusit (a.s.) , tha ai.

Burimi: OnIslam