Irani do të pajiset me 24 avionë luftarak
Portali tajvanez”Vant Çajna tajms” ka publikuar se Irani do të bëhet blerësi i dytë kinez të avionëve gjuajtës luftarak J-10 të cilët i prodhon korporata kineze ajrore ”Çengdu”.
Sipas shënimeve të”Vant Çajna tajms”, Kina do të dorëzojë 24 avionë luftarak, me çmim prej 40 milion dollar për një avion. Sipas kësaj, Teherani zyrtar avionët nuk do t’i paguajë me para të gatshme, por me eksploatimin e fushës së naftës Azadegan gjatë 20 viteve të ardhshme.
Duhet theksuar se avionët e tipit J-10 i kanë projektuar specialistët kinez me pjesëmarrjen e konsulentëve rus nga korporata e njohur ruse”MIG” në bazë të avionit gjuajtës izraelit”Lavi” të cilin Izraeli i ka shitur Kinës pas mbylljes së projektit.
Modelet e para të kësaj fluturake ajrore ushtarake, pas furnizimit të forcave ajrore kineze, i kanë edhe forcat ajrore pakistaneze, e tani forcat ajrore iraniane do të jenë posedues të tretë të këtyre avionë gjuajtës ushtarak.
Burimi: globalcir