“Shqiponja hyjnore” kineze
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin udhëheqës në shfrytëzimin e teknologjisë stelt (të padukshme) në luftën ajrore. Kësaj do të mund të vie fundi pasi që shkencëtarët në Kinë dhe Rusi kanë zbuluar mënyrat se si të padukshmet t’i bëjnë të dukshme.
“Indipendenti” britanez shkruan se në maj janë paraqitur fotografitë e kualitet të dobët të ”Shqiponjës hyjnore”, dronit kinez(fluturake pa pilot) i cili është në gjendje të fluturojë në lartësi të larta. Ata që kuptojnë këto tema, fluturaken e kanë quajt” droni i cili gjuan steltat,( fluturaket të padukshme)”, gjegjësisht gjuetari në gjetjen e fluturakeve(avionëve) të padukshme. Droni kinez është aq i madh sa që mund të mbajë radarët special, qëllimi i të cilëve është zbulimi i avionëve stelt (të padukshme).
Në gjendje është të fluturojë aq lartë sa që mund t’i detektojë shumë më herët se që arrijnë te caku. Flitet se radari i “Shqiponjës hyjnore” kineze ka arrit të regjistrojë aktivitetin e avionit luftarak amerikan stelt F-22 tek bregdeti i Koresë Jugore, në distancë gjer në 500 kilometra. Sipas disa analistëve droni kinez paraqet vdekje të sigurt për steltët e padukshëm, ndërsa për analistët tjerë ushtarak paraqet kërcënim serioz për ardhmërinë e teknologjisë në të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë projektuar epërsinë e vet ajrore.
“Indipendenti” britanez përkujton se asnjë avion stelt në tërësi nuk është i padukshëm dhe çdo herë lenë një gjurmë, gjë që i ka kontribuar edhe rrëzimit të avionit amerikan luftarak F-117 gjatë luftës së Kosovës ”me mbrojtjen ajrore të vjetërsuar serbe”. Që nga lufta e parë irakiane në vitin 1990, Kina dhe Rusia kanë pas hulumtuar plot 25 vite gjersa kanë gjet zgjidhjen për teknologjinë stelt(fluturaket e padukshme).
Bil Svitmen, kryeredaktori i revistës”Difens tehnoloxhi interneshenel”, i cili është pjesë e shtëpisë së specializuar mediatike ”Aviejshnvik netvork” vlerësoi se radarët VHF-Esa gjatë viteve të fundit ishin e tëra që në opinionin publik është prezantuar nga Rusia dhe Kina, kur është fjala për teknologjinë stelt(e padukshme).
Burimi: globalcir