Putin për ambasadorin turk: Tregoj kryetarit tuaj diktator se ai mund të shkojë në xhehenem së bashku me terroristët e tij të ISIL-it
Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin shkeli protokollet e pranuara diplomatike dhe e thirri personalisht ambasadorin e Turqisë në Moskë, Ümit Yardım, dhe e paralajmëroi atë se Federata Ruse do t’i pres marrëdhëniet diplomatike menjëherë nëse kryetari turk, Rexhep Tajip Erdogan nuk ndalon mbështetjen për rebelët e ISIL-it në Siri, ku Rusia ka bazën e saj të marines, baza e fundit, e vetme në Detin Mesdhe.
Faqja e internetit AWDnews website, citoi gazetën Moscow Times siç raporton se presidenti rus qëllimisht shkoi në një fjalim të ashpër, të gjatë duke kritikuar politikën e jashtme turke dhe rolin e tij dashakeqës në Siri, Irak dhe Jemen duke mbështetur terroristët e al-Kaides të përkrahur nga Sauditët, që përshkallëzoi bisedën me ambasadorin e Turqisë në një polemikë të ashpër.
Po ashtu në faqen e internetit Republican news website thuhet se sipas informatave të rrjedhura nga Moscow Times, takimi mes Putinit dhe ambasadorit turk ishte i mbushur me pakënaqësi intensive të ndërsjellë ku Ümit Yardım hodhi poshtë të gjitha akuzat ruse, duke ja hedhur fajin Rusisë për luftën civile të hidhur dhe të zgjatur të Sirisë.
Atëherë, tregoni kryetarit tuaj diktator se ai mund të shkojë në xhehenem së bashku me terroristët e ISIS-it të tij dhe unë do të bëjë Sirinë “Një Stalingrad të Madh”, për Erdoganin dhe aleatët e tij saudite që janë jo më pak të këqijë se Adolf Hitleri, u përgjigj Vladimir Putin në takimin dy -orësh me dyer të mbyllura me emisarin turk.
Sa hipokrit është presidenti juaj, ai kinse mbron demokracinë dhe sulmon grushtë-shtetin ushtarak në Egjipt, shtoi Putini, Dhe ai njëkohësisht i pranon të gjitha aktivitetet terroriste që kanë për qëllim për të përmbysur presidentin sirian.
Presidenti rus ka vazhduar duke thënë se vendi i tij nuk do të heqë dorë nga administrata legjitime siriane dhe do të bashkëpunojë me aleatët e tij, dmth. me Iranin dhe Kinën, për të gjetur një zgjidhje politike për luftën civile të pafund në Siri.
Burimi: FNA