Izraeli: Turqia e uli çmimin për dëmshpërblimin e Mavi Marmara-së
Burimet nga Izraeli njoftuan se, Turqia e uli çmimin e dëmshpërblimit që e kërkonte për Mavi Marmara-në, nënshkrimet do të vihen së shpejti.
YDH - Gazeta Haretz që botohet në Izrael, shkroi se pazarllëqet që vazhdojnë një kohë të gjatë mes Izraelit dhe Turqisë rreth marrëveshjes së dëmshpërblimit që do t`i paguhet atyre që e kanë humbur jetën në Mavi Marmara, është afër përfundimit.
Sipas lajmit në numrin e sotshëm të gazetës Turqia, e uli çmimin e dëmshpërblimit që e mbante lartë më parë. Pritet që marrëveshja të nënshkruhet së afërmi.
Një zyrtar i lartë izraelit që foli për gazetën tha: “Qeveria turke e zbuti qëndrimin rreth çmimit të dëmshpërblimit që do t`i paguhet atyre që kanë humbur jetën në Mavi Marmara. Delegacioni izraelit që e vizitoi Ankaranë ofroi çmimin më të ulët nga ajo që kërkohet. Propozimi i tanishëm i Turqisë është i njohur. Radha është tek kryeministri i Izraelit Benyamin Netanyahu. Do ta shohim së bashku a do ta aprovojë apo jo propozimin e ri të Turqisë.”.
Zyrtari izraelit duke potencuar se Turqia më parë për çdo familje kishte kërkuar nga 1 milion dollarë nuk njoftoi se sa është propozimi i ri. Në kundërshtim me ofertën prej 1 million dollarësh të Turqisë, Izraeli kishte propozuar 100 mijë dollarë.
Zyrtari izraelit tha se marrëveshja që do të nënshkruhet ndërmjet palëve është e gatshme vetëm se është lënë i zbrazët rreshti në të cilin do të shkruhet sasia e dëmshpërblimit që duhet të paguhet sipas marrëveshjes. Zyrtari tha, “Por ky nuk është problem i madh. Zgjidhet së shpejti. Që të dyja palët kanë aspirata që të zgjidhet problemi dhe të kthehen në marrëdhënie normale.”.
Në takimin e mbajtur dy javë më parë në Ankara në emër të Izraelit morën pjesë këshilltari për Siguri Kombëtare i Netanyahut Yossi Cohen, përfaqësuesi special i Netanyahut Joseph Ciechanover dhe Drejtori Gjeneral i Ministrisë së Punëve të Jashtme Nissim Ben-Shitrit. Izraeli, më 22 mars 2013 me ndërhyrje të kryetarit të SHBA-ve Barack Obama kishte kërkuar falje nga Turqia për shkak të ngjarjes së Mavi Marmra-së.
{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens
in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: Yakın Doğu Haber