Kosova

Reagimet ndërkombëtare për Gjykatën Speciale

Përfaqësues të shteteve të ndryshme të botës e kanë mirëpritur vendimin e shumë pritur të  Parlamentit të Kosovës për  krijimin e Gjykatës Speciale. Këtë vendim më së shumti e ka përshëndet dhe mirëprit  ambasadat e shteteve të BE-së, zyra e përfaqësuesit special dhe ambasada e Amerikës në Kosovë.

“Kuvendi i Kosovës ka votuar ligjet për krijimin e Gjykatës Speciale, për të hetuar pretendimet për krimet e luftës nga konflikti i vitit 1999. Qeveria e Kosovës në radhën e dytë të votimit, me shumicë votash, për të cilat vota flitej shumë se nuk ishin të vetëdëshirueshme por të santazhuara, më në fund Kosova u pajtua për krijimin e një gjykate ndërkombëtare (Gjykata Speciale) në Hagë, për t’i dëgjuar këto pretendime.

Pas gjithë atyre insistimeve dhe porosive që ja tha diplomatja amerikane në Prishtinë,Jennifer Bachus e cila ishte duke ushtruar detyrën e ambasadores, që  mësohet se herën e fundit “ i  porositi  krerët e koalicionit qeveritar, Isa Mustafën dhe Hashim Thaçi, që të mos humbin kohë dhe të koordinojnë deputetët e koalicionit, që të votojnë Gjykatën Speciale para se Kuvendi të shkojë me pushime..:”.

Pos porosisë së znj. Jeniffer, mund ta vërejmë se arriti qëllimin e sajë  edhe sekretarja e shtetit Amerikan Victoria Nuland, e cila vizitoi Presidenten Jahjaga me 12 korrik dhe ia kumtoji se “Nëse Kosova nuk e krijon vet Gjykatën, atë do ta bëjë OKB-ja dhe se marrëdhëniet e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare mund të vihen në pikëpyetje ?”

Letër përshëndetëse ka dërguar edhe shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini e cila tha : “Duke kuptuar që ky hap i deputetëve të Kuvendit të Kosovës nuk ishte i lehtë, ai është shenjë e përgjegjësisë dhe vendosmërisë për të nxjerrë të vërtetën dhe për të marrë vendime që janë në harmoni me rrugën evropiane të Kosovës”

Edhe Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka uruar për miratimin e amendamentit dhe ligjeve për Gjykatën Speciale, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm për pozicionin ndërkombëtar dhe sundimin e ligjit.

Ndërsa Britania e Madhe në reagimin e saj përshëndetës ka treguar se selia e Gjykatës Speciale do të jetë në Hagë.

Gjithë kjo veprimtari e lodhshme politike, më në fund u vulos në komunikatën e pjesërishme  të deputetëve se :  “Duke u ballafaquar me të kaluarën dhe duke siguruar drejtësi për viktimat, Kosova mund të arrijë pajtimin dhe të ndërtojë një të ardhme më të mirë”,