Kina dhe Rusia projektojnë raketat hipersonike
Kina dhe Rusia janë duke projektuar raketat e reja, manovruese, ultra të shpejta të cilët paraqesin kërcënim të ri për Amerikën. Komandanti strategjik Sesil D. Hanej ka thënë në konferencën nukleare se armatimi hipersonik është njëra nga trendet strategjike më të rrezikshme të cilët janë paraqitur në botë. Kina gjer tani ka kryer katër prova të fluturakëve hipersonik të cilët lëvizin me shpejtësi prej 11.265 km në orë, ndërsa Rusia është në fazën e prodhimit të armatimit ultra të shpejtë, dhe se armën hipersonike dyshohet se e ka testuar në shkurt të këtij viti.
Admirali Hanej ka thënë se Pentagoni po zhvillon aftësi të cilët do të i shfrytëzojë për dëbimin e armës hipersonike. Kjo armë është shumë e shpejtë dhe lansohet nga raketat të cilët arrijnë shpejtësi prej 5-10 Mah, që është pesë gjer në dhjetë fishë më e shpejtë se shpejtësia e zërit. Këto fluturake fluturojnë gjatë pragut të kosmosit dhe mund të rrëshqasin dhe të manovrojnë gjer te caku. Kapiteni Xhejm Kovalski thotë se fluturaket hipersonike janë pjesë e përpjekjes nacionale që të arrihet përparësia strategjike.
“Ajo na ofron mënyra të shumta të ndryshme që të kapërcejmë mbrojtjen, çoftë të jetë konvencionale ose dikush të vendos të shfyrtëzon armën nukleare. Kjo edhe më tepër i komplikon gjërat dhe aktualisht ky është preokupimi ynë kryesor dhe se në të ardhmen me siguri do të jetë lëndë e diskutimeve”, ka deklaruar kapiteni Kovalski.
Arma hipersonike projektohet në Kinë dhe Rusi, që të mposhtet mbrojtja strategjike raketore amerikane e cila është duke u zhvilluar. Ky lloj armatimi do të mund të ndërpres armët balistike jomanovruese të cilët udhëtojnë me rrugëtim të paraparë të përcjell me sensor.
Qendra nacionale ajrore dhe kosmonautike ka zbuluar për Kongresin amerikan se fluturakja hipersonike kineze do të shfrytëzohet për dërgimin e armatimit nuklear. Një version i saj poashtu do të shfrytëzohet si pjesë e sistemit kinez kundër raketor i cili do të mund të fundos mbajtësit amerikan të aeroplanëve.
Zyrtarët rus kanë thënë se prodhimi i tyre i armës hipersonike është fokusuar për depërtim nëpër sistemin raketor amerikan.
Edhe Pentagoni njashtu është duke prodhuar armë hipersonike, porse një testim i tillë provues i kryer vitin e kaluar në Alaskë ka dështuar për shkak të eksplodimit të tij.
Burimi: globalcir