Rusia

Sulmet amerikane në Siri do të ishin kundërproduktive

Të gjitha sulmet ushtarake amerikane në Siri të cilët do të qëllonin armatën siriane do të komplikonin luftën e atjeshme kundër terrorizmit, ka deklaruar ministri rus i punëve të jashtme Sergej Lavrov.

Zyrtarët amerikan kanë publikuar se SHBA-të kanë vendosur të lejojnë sulmet ajrore në Siri për të mbrojtur kryengritësit “të moderuar” sirian të cilët i kanë stërvitur amerikanët, kundër ushtrisë arabe siriane.

Duke fol në konferencën për gazetar gjatë vizitës në Katar, Lavrovi, vendi i të cilit është aleat i kryetarit sirian Bashar al Asadit, ka thënë se për zgjidhjen e problemit sirian është i nevojshëm dialogu me të gjitha anët. Ai ka thënë se rreziku kryesor në Siri dhe Irak paraqet ISIS-i dhe se për këtë Moska është duke i përkrahur të të dyja qeveritë në këto dy vende.

Lavrovi theksoi se është kundërproduktive vendimi amerikan që në rast nevoje të bombardojë forcat siriane, dhe se këtë i ka përcjell edhe sekretarit amerikan Xhon Kerit. Ministri rus i punëve të jashtme ka nënvizuar se Uashingtoni para një viti duke paralajmëruar planet për themelimin e koalicionit për luftë kundër ISIS-it, ka kërkuar lejen nga qeveria irakiane, por jo edhe nga qeveria siriane në Damask. Rusia edhe atëherë ka paralajmëruar në jolegjitimitetin e qasjes së tillë dhe në thyerjen e parimeve të së drejtës ndërkombëtare.

Lavrovi nënvizoi se nga ana praktike iniciativa amerikane pengon krijimin e frontit të konsoliduar kundër ISIS-it, Al-Nusrës dhe grupeve tjera të përafërta terroriste, të cilët do të luftonin në tokë, pasi që nuk mjaftojnë vetëm sulmet ajrore.

Publikimi amerikan se aviacioni amerikan do të kryejë sulme ajrore për të mbrojtur ”opozitën e moderuar” kryengritëse hap shumë çështje, theksoi Lavrovi, duke përfunduar se në Siri ndonjëherë është vështirë të njihet ” se kush kundër kujt lufton dhe kush kënd e pengon”.

Burimi: globalcir