Tetova po tronditet nga vërshimet dhe stuhitë e mëdha
Pesëdhjetë viteve të fundit nuk ka pasur fatkeqësi më të madhe se kjo që ka ndodhur në Tetovë dhe rrethinë. Në Recicë të Madhe dhe në fshatin Shipkovicë të Malësisë së Tetovës, vërshimet e mëdha kanë shkaktuar vdekjen e disa personave duke shkatërruar shtëpi, rrjetin e rrymës elektrike, rrugët dhe një pjesë të shkollave dhe objekteve tjera me rëndësi vitale.
Kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës, Hisen Xhemaili deklaron se për t’ju dal në ndihmë banorëve shqiptar është mobilizuar edhe Armata e Maqedonisë, mirëpo për të sanuar dëmet urgjentisht duhet të ndihmoj qeveria e Maqedonisë. Momentalisht në fshatin Shipkovic janë evidencuar 3 persona të vdekur nga vërshimet e ndodhura. Ndryshe, stuhia e madhe e shiut dhe vërshimet kanë rifilluar pasditën e sotme në Tetovë dhe rrethinë.
Kryetari Hisen Xhemaili, ka shprehur keqardhjen tij për dëmet shpirtërore dhe materiale që i kanë ndodhur bashkatdhetarëve të tij, duke thënë se:
“Në Shipkovic është tmerr i vërtet dhe gjendje shumë e rëndë. Unë gjendem në Shipkovic. Kanë humbur jetën 3 persona të fshatit .Këtu nuk ka rrymë elektrike dhe gjithë banorët janë në panik të madhe nga vërshimet. Apeloj që institucionet e shtetit, konkretisht qeveria që urgjentisht të marr masa të duhura për ti sanuar dëmet e shkatëruara nga kjo fatkeqësi natyrore”, ka deklaruar mes tjerash, Hysen Xhemaili.
Për gjendjen alarmante në këtë qytetet, sot në ora 12.00 Qeveria do të mbajt mbledhje emergjente ku do të marrin pjesë edhe kryetarët e komunave Tetovë, Tearcë, Zhelinë dhe Bogovinjë.
Gjendja alarmante ka bërë që të aktivizohen në terren të gjithë funksionarët e BDI-së të pushtetit qendror dhe ata lokal.