Siria

Myftiu i Sirisë: Terrorizmi nuk ka të bëjë me fenë

Myftiu i Sirisë, Ahmed Badreddin Hassoun
Myftiu i Sirisë, Ahmed Badreddin Hassoun

Myftiu i Sirisë, Ahmed Badreddin Hassoun dënoi terrorizmin si një pjellë e  injorancës dhe  çështje politike, duke theksuar se terrorizmi nuk ka të bëjë asgjë me ndonjë fe apo me vlera të shenjta. 

Të shtunën, Myftiu, Ahmed Badreddin Hassoun, autoriteti më i lartë fetar në Siri, tha se terrorizmi ka lindur nga  Politika dhe injoranca dhe nuk ka lidhje me fenë dhe vlerat fetare.

Kushdo që ia atribuon terrorizmin Islamit, Krishterimit, apo muslimanëve Sunni  dhe Shia ai  është injorant në lidhje me natyrën e terrorizmit, shtoi ai.

Autoriteti fetar më i lartë i Sirisë, Myftiu, Ahmed Badreddin Hassoun bëri thirrje gjithashtu për angazhimin e  të gjitha mjeteve të nevojshme për t'iu kundërvënë terrorizmit.

Myftiu, Ahmed Badreddin Hassoun i bëri këto komente në margjinat e Konferencës Ndërkombëtare për Media Kundër Terrorizmit në Damask.

Intelektualët dhe gazetarët nga Irani, Rusia, Kuba, Spanja, Kina, Turqia, Afganistani, Pakistani, Egjipti, Libani, Iraku, Algjeria, Maroku, Bahrejni, Jordania, Arabia Saudite, Tunizia, Qipro, Britania, Gjermania dhe Kuvajti kanë marrë pjesë në Konferencën dy-ditore.

Tema kryesore e konferencës është studimi i rolit të medias në fushatën kundër terrorizmit.

Konferenca u ndoq nga Ministri i Jashtëm i Sirisë, Valid Muallem, nga  Ministri i Informacionit Omran al-Zoubi, Ministri i Kulturës i Iranit, Ali Xhenneti, Huxhet ul-islam Ali Kerimian, Sekretari i Përgjithshëm i Radiove  Islamike dhe Unionit të Televizioneve dhe të mediave kryesore nga Irani dhe një numër i shtetet e tjera Islamike.

Burimi: TASNIM