Namazi i xhumasë në Teheran
Imami i namazit të xhumasë në Teheran ka theksuar se Republika Islamike e Iranit i qëndron me besnikëri parimeve të revolucionit të tij.
Imami i namazit të xhumasë në Teheran, Ajetullah Kashani, duke përmendur propagandën e Botës Perëndimore kundër programit bërthamor paqësor të Iranit ka thënë:
“Veprimtaria bërthamore e Republikës Islamike të Iranit ka qenë gjithnjë paqësore dhe Marrëveshja e Gjenevës i ka dëshmuar gjithë botës edhe një herë se Republika Islamike e Iranit i qëndron besnike premtimeve të saj.
Imami i namazit të xhumasë në Teheran, duke përmendur ndikimin e lobit Cionist në Kongresin Amerikan dhe pakënaqësinë e Cionistëve në lidhje me përparimin e Republikës Islamike të Iranit, tha:
“Populli iranian jo vetëm nuk do të bëjë lëshime në lidhje me parimet e tyre, por të gjitha armiqësitë e botës despotike do t'ia lejë historisë dhe le të jetë historia ajo që do ia gjykojë më vonë në lidhje me këto veprime.”
Imami, Ajetullah Kashani, gjithashtu, pasi u ka dërguar urime të gjithë të krishterëve të botës për Krishtlindje tha:
“Krahas mësimeve të fesë së Krishterë, në lidhje me vendosjen e paqes dhe sigurisë, aktualisht funksionarët Perëndimorë nëpërmjet ndihmave dhe furnizimeve të grupeve selefiste dhe tekfiriste po krijojnë pasiguri në Botën Islame.”
Imami i namazit të xhumasë në Teheran, duke përmendur se Bota Perëndimore nëpërmjet përkrahjes së grupeve tekfiriste dhe selefiste po krijon luftë në vendet si Siria dhe Iraku, dhe theksoi:
“Të gjitha këto krime ndodhin me qëllim, dhe qëllimi është që të paraqitet Feja Islame para opinionit botërorë si një fe e dhunshme, duke nxitur, thelluar përçarjen në mes myslimanëve Shi’itë dhe Sunnitë.”