Kulturë

Nëna palestineze e tri hafizeve të Kur’anit përshëndet suksesin e bijave të saj

Një nënë palestineze, tri vajzat e së cilës kanë arritur të mësojnë të gjithë Kur'anin e Shenjtë përmendësh, janë bërë hafize, thotë se suksesi i tyre ia ka bërë më të lehtë jetën që të durojë vështirësitë.

Um Abdullah, e cila punon në një furrë në Nablus, në Bregun Perëndimor, thotë se tri motrat, Ibtihalja , Zejnebja  dhe Bejana,  e mësuan përmendësh Kur’anin e Shenjtë Brenda tetë viteve.

Ajo thotë mësimi përmendësh i Kur’anit i ka ndihmuar atyre në masë të madhe në jetë dhe në shkollë.

Motrat, të cilët filluan të mësojnë përmendësh Kur'anin në një moshë të re, tani janë vetë janë mësuese të Kur'anit.

Të tri motra tani janë studente të suksesshme të universitetit dhe të gjitha arritjet e tyre ia atribuojnë Kur’anit, Librit të Zotit.

Bejana, e cila studion inxhinierinë industriale në Universitetin e Nablusit , ka fituar vendin e katërt në një Garë Kur’anore Ndërkombëtare në Jordani.

Ajo thotë se të mësuarit e Kur'anit  përmendësh, të menduarit dhe të zbatuarit e mësimeve të tij të dhuron një plan gjithëpërfshirës për jetën.

Të tri motrat, të cilat japin mësim, ju mësojnë hivzin, ju mësojnë vajzave të tjera Kur’anin përmendësh, në qendrën Dar-ul-Kur'an në qytetin e Kabalan, e cila përveç mësimit të hivzit, mësimit përmendësh të Kur’anit, së shpejti në Qendrën Kur’anore do të mësohet edhe për Texhvid, Tefsir dhe Hadith.