Kaligrafët kinezë ekspozojnë ajetetet Kur’anore në Pakistan
Deri në 23 vepra mahnitëse artistike kaligrafike janë vënë në një ekspozitë nga pesë kaligrafë kineze ku janë paraqitur ajetet Kur'anore në një mënyrë inovative në Galerinë 6 në Islamabad.
Kaligrafët kryesor kinez duke përfshirë Imam Haxhi Abdul Hakim, Nur Muhammed, Ibrahimi dhe Nureddini me ngjyrna zhvillonin veprimtarinë e tyre në letër kineze, ndërsa rrethet me mëndafsh ia shtonin bukurinë veprës raportoi Pakistan Observer.
Haxhi Abdul Hakim, 86 vjeçar, i njohur me emrin e tij kinez si Haxhi Liu Jingyi, është kryetar i Shoqatës Islamike Chifeng dhe Imam i xhamisë së Chifeng-ut, i cili e mësoi artin e kaligrafisë që nga fëmijëria dhe më pas studioi kaligrafinë nga kaligrafi i famshëm kinez Guo Zhenduo.
Abdul Hakimi ka teknikat e tij mjeshtërore dhe aftësitë e kaligrafisë kineze me një themel të fortë, ai krijoi vepra kaligrafike si me shkronja kineze po ashtu edhe me shkronja arabe e për këtë veprimtari ai është vlerësuar ndërkombëtarisht.
Në fillim, ai krijonte vepra kaligrafike me metodën tradicionale kineze duke përdorur furçë kineze për të shkruar kaligrafi arabe në stilin sini, ndërsa më vonë ai krijoi veprat e tij me stilolaps prej kallami dhe shpatull druri krijonte një përzierje e kaligrafisë arabe me stil tipik kinez me ngjyrë të tharë me gjysmë trekëndësha me shkronja vertikale.
Abdul Hakim gjatë veprimtarisë ka përdorur stilin kinez Da Kai, e në formën dhe stilin e këndshëm Zhong Kai dhe stilin e butë të Xiao Kai.
Përveç këtyre teknikave, Abdul Hakimi e shkruan me brushë tekstin e përkthimeve kineze, së bashku me nënshkrimin e tij me një shumëllojshmëri të shkrimeve standarde kaligrafike arabe duke përfshirë stilet Thulth dhe Diwani dhe korniza e veprës së tij bëhet me mëndafsh të hollë me ngjyrë shkëlqyese.
Disa nga veprat janë ekspozuar në galeri, ndërsa të tjera janë përmbledhur dhe janë paraqitur në ekran për shikuesit në internet.
Ndërkohë, janë paraqitur në ekran Dorëshkrime Kur’anore të rralla,
në rrasa guri që janë të vendosura në Galerinë e Kur’anit në Muzeun Kombëtar të Librit që shërben për të rinjtë si mundësi për të mësuar në lidhje me historinë e epokave të ndryshme të shkrimit kaligrafik.
Që nga Kur’ani më i vogël në botë deri te Kur’ani më i madh në botë janë të ekspozuar në Galeri, aty ka edhe dorëshkrime të çmuara arabe dhe persiane të shkruara me ngjyrë ari dhe argjendi dhe janë në dorëshkrim tre mikro Kur’an, shumë të vegjël, por të rrallë, që duhet të lexohen me llupë zmadhuese, thotë kaligrafi i njohur i vendit, Azim Ikball i cili e ka bërë dizajnin e galerisë dhe kompletimin e saj.
Ai i tha reporterit se Profesor Zahid Butt i ka dhënë një koleksion prej të 22 Dorëshkrimeve Kur'anore, 22 vepra kaligrafike dhe 30 libra të Hadithit dhe të Tefsirit për Muzeun.
Azim Ikbal, gjithashtu, ka paraqitur një koleksion të veprave të tij, duke përfshirë epoka të ndryshme të shkrimit Kur'anor, ku është paraqitur historia e shkrimit të kaligrafisë që nga periudha e artë e Pejgamberit të Shenjtë Muhammedit (paqja qoftë mbi të) përgjatë periudhave të ndryshme të Civilizimeve Islame deri në shekullin e tanishëm.
Burimi: IQNA News