Fe

Kur’anët Më Të Vjetër në Botë Gjenden Në Kryeqytetin Jemenas Të Sana’as, Në Rrezik Të Madh Nga Bombardimet Saudite

“Mesa duket zbulimi i disa faqeve (afërsisht 18) të një Kur’ani Famëlartë (dorëshkrimit të shenjtë musliman) ndoshta qënë vitin 640 në një librari britanike, ka nxitur një konferencë shtypi dashamirëse. Sipas historisë dhe traditës islame, shpallja e Kur’anit Famëlartë ndodhi nga viti 610 deri në vitin 632, të dërguarit Muhammed (s.a.u.s.) e cila më pas pasoi shtegtimin tij nga kjo botë. Gjatë kësaj epoke perandori Herakliu (Herkuli) sundonte ish Perandorinë Romake të Lindjes (Bizantine) dhe Dinastia Tang sundonte trojet kineze. Ndonëse ky zbulim i Librarisë së Kërkimeve të Kedburit (Cadbury) të Universitetit të Birmingemit është i rëndësishëm, shtypi britanik duket se është nuk ështënë dijeni aspak se,një kopje e Kur’anit Famëlartë, e cila daton që në vitin 640 të erës sonë, e cilaka pothuajse gjysmën e vëllimit të saj, e u zbulua nga një skuadër kërkimore gjermane në kryeqytetin jemenas të Sana’as, njëzet vite më parë”.

“Në të vërtetë kopjet më të vjetra të Kur’anit Famëlartë në botë gjenden në mes të kryeqytetitjemenas të Sanaa’as, të cilat eklipsojnë kopjet e Kur’anit Famëlartë të gjetura në Birmingem”.

“Ndërsa kryeqyteti jemenas Sana’a po bombardohet çdo ditë, nga avionët ushtarakë sauditë, të cilët kanë bombarduar ndërtesa civilësh, një kamp refugjatësh dhe një pjesë të qendrës historike të Sana’s”.

“Me të vërtetë më vjen shumë keq se, avionët ushtarakë sauditë kanë bombarduar Librarinë e Dorëshkrimeve Jemenase, në të cilën ndodhet kjo kopje e çmueshme. (Mua më vjen shumë keq gjithashtu sa herë që dëgjoj se, një sulm ajror saudit,ka vrarë civilë jemenas, ju lutem mos më keqkuptoni, por meqë jam një historian i fesë islame ndjej dhe një keqardhje të madhe për rrënimin e trashëgimisë kulturore)”.

“Feja islame lindi dhe u zhvillua në trojet arabe perëndimore, në epokën kur kryeqyteti i ish Perandorisë Romake të Lindjes (Bizantine) ishte zhvendosur në Azinë e Vogël (Turqi) përkatësisht në Konstantinopojë (Stambolli i sotëm), pra në një epokë kur Perandoria Romake e Lindjes (Bizantine) sundonte shumicën e trojeve të Lindjes sëMesme (siç janë shtetet e sotme turke, egjiptiane, palestineze, siriane dhe izraelite). Ndërsa ish Perandoria Perse e Sasanidëve sundonte në pjesën e mbetur tëkëtyre trojeve (shtetet e sotme irakiane, iraniane, afgane dhe pakistaneze). Feja islame lindi gjashtë shekuj pas zanafillës sëfesë së krishterë, por në ish Perandorinë Romake të Lindjes (Bizantine), u njoh si fe zyrtare vetëm 300 vite pas lindjes së saj,  nga Perandori Konstantin”.

“Xhamia e Madhe në kryeqytetin jemenas të Sana’as, u themelua nga bashkëkohësi i Muhammedit (s.a.u.s.). Në vitin 1965 si pasojë e një shiu dëmtues, u zbulua një dhomë e vjetër në anën perëndimore, ecila nuk kishte derë. Zbuluesit gjetën gjethe të vjetra palmash dhe drunjve të tjerë, të shkruara me ajetet kuranore. Besimtarëve muslimanë, u erdhi keq që t’i hidhnin këta kopje të vjetra të Kur’anit Famëlartë kur u vyshkën, prandaj dhoma u shndërrua si një depo, për ruajtjen e dorëshkrimeve dhe librave të tjerë, të cilët po kalbeshin”.

“Qeveria jemenase solli një skuadër kërkimore gjermane, me synimin e bashkimit e të tëra kopjeve të Kur’anit Famëlartë,nga pirgu i ngatërruar i gjetheve. Unë e kam vizituar këtë seksion, i cili është pjesë e Librarisë së Dorëshkrimeve të kryeqytetit jemenas të Sana’as, i cili është emërtuar “Daru’l-Kur’ani” (Shtëpia e Kur’anit Famëlartë) në vitin 1988. Autoritetet jemenase më treguan me qindra sirtarë, në të cilat gjendeshin kopje të veçanta, të dorëshkrimit të shenjtë të musimanëve, me përmasa të ndryshme (të shkruara në lëkurën e qingjave, në gjethet e palmave, në papiruse ose në një lloj tjetër). Secila nga këto faqe i kishte hollësitë e shkruara mbi sirtar. Skuadra kërkimore gjermane më citoi se, disa nga këto kopje të Kur’anit Famëlartë datonin që nga fundi i viteve 600, të cilat përkojnë me gjysmën e parë të sundimit të epokës emeuite (bijtë e umejjes) nga viti 661 deri në vitin 750. Megjithatë në atë periudhë ne nuk kishim asnjë argument, i cili mund ta vërtetonte këtë dukuri. Nëkëtë seksion gjendej vetëm dorëshkrimi kufit i Kur’anit Famëlartë (sipas stilit të qytetit irakian të Kufes) ndërsa cilësia e papirusit vërtetonte vjetërisinë e saj”.

“Ky ishte një mendim emocioneus për mua, sepse në atë periudhë Xhohn Uonsbru(John Wansbrough), Majkëll Kuk(Michael Cook) dhe Pëtrisha Kron(Patricia Crone) ishin shumë skeptikë mbi çështjen, nëse Kur’ani Famëlartë ishte mbledhur si një libër i vetëm nga viti 610 deri në vitin 632, ose ishte shndërruar në një tillë pas disa shekujve. Mendimi i tyre nëparim nuk ishte asgjë të keqe, me aludimin e tyre duke zbatuar dyshimin radikal dekartian. Nëkëtë epokë shkenca e dorëshkrimeve të teksteve kuranore, ishte njëshkencëqëvështirë se gjendej (kjo shkencë mbetet në inferioritet e krahasuar me studimet ungjillore). Pas shumë kërkimeve arritëm në përfudnimin se, këta autorë britanikë ishin gabuar, por kjo është mëyra e përparimit të shkencës, disa njerëz ngrenë dyshime të mëdha, në pritje qëkëta dyshime tërrëzohen”.

“Me tëvertëtë disa nga kopjet e Kur’anit Famëlartë, në“Daru’l-Kurani” (Shtëpia e Kur’anit Famëlartë) ishin shumëtë vjetra dhe nuk ndryshonin aspak nga Kur’anët Famëlartë bashkëkohorë, duke vërtetuar se teksti nuk kishte ndryshuar aspak që nga fundi i viteve 600. Skuadra kërkimore gjermane nuk e dinte se, njëra nga kopjet e Kur’anit të Famëlartë të gjetur ishte një palimpsest. Palimpsestiështë një dorëshkrim, i cili është shkruar mbi tëdhe më pas ështëzëvendësuar nga një teskt tjetër mbi të. Por falë teknologjisë se fotografisë ultravjollcë të ditëve të sotme, kemi mundësinë të shohim tekstin origjinal, i cili është i shkruar nën tekstit të dukshëm”.

“Por dorëshkrimet origjinale të Kur’anit Famëlartë, ishte i shkruar sipas përshkrimeve të halifit të tretë musliman Uthman Ibn Affanit (i cili sundoi nga viti 644 deri në vitin 656). Ky i fundit kishte vendosur mbinjë version origjinal të Kur’anit Famëlartë dhe kishte urdhëruar për kopjimin dhe shpërndarjen e tij në tëra trojet islame. Uthman Ibn Affani i renditi krerët (suret) e Kur’anit Famëlartë, duke i renditur ata sipas gjatësisë së tyre, duke renditur kreun më të gjatë në fillim. Kjo dukuri nënkuptonte renditjen sipas këndvështrimit kronologjik të sureve kuranore, meqënesë krerët e parë ishin më të shkurtër se sa ata të fundit. Pra kjo është arsyeja kryesore se, përse perëndimorët kur dua të lexojnë Kur’anin Famëlartë duhet t’ia nisin leximin e tij nga fundi drejt fillimit dhe duhet të lexojnë dhe një biografi të mirë të dërguarit Muhammed (s.a.u.s) (Unë kam këshilluar gjithmonë që të lexojnë veprën me titull “Muhammedi (a.s.) si i dërguar dhe si një burrë shteti të Uot Montgomerit (Watt Montgomery)”.

“Pra ky palimpsest i Kur’anit Famëlartë ka shumë mundësi, që të jetë më i vjetër se viti 650 kur versioni zyrtar i halifit Uthman Ibn Affan ishte shpallur tanimë. Më pas të dhënat e përftuara nga përdorimi i teknologjisë së e radiokarbonit, treguan një mundësi të madhe se, kjo kpje është po aq e vjetër sa viti 640 dhe kështu sigurisht bëhet kopja e Kur’anit Famëlartë më të vjetër që ekziston, i cili daton dhjetë vite pas shtegtimit të Muhammedit (s.a.u.s.) nga kjo botë. Me që ra fjala duhet të them se, renditja e sureve të këtij Kur’ani Famëlartë është i ndryshëm, nga standarti (me zanore) i ditëve të sotme. Vetë teksti i origjinal i kësaj kopjeje nuk është i ndryshëm aspak, nga ai i cili gjendet në duart tona në ditëte sotme. Ky është një fakt thelbësor, i cili vërteton se feja sislame ka themele shumë të shëndosha në historinë botërore”.

“Fragmenti më i ri i dorëshkrimit ungjillor daton që nga viti 125, ndërsa të tëra dorëshkrimet e tjera datojnë më vonë. Portani në duart tona gjendet një kopje, e cila ka shumicën e një Kur’ani Famëlartë, i cili daton dhjetë ose njëzet vite pas shtegtimit të Muhammedit (s.a.u.s.) nga kjo botë. Por ne nuk mund të aludojmë të njëjtën dukuri për fenë e krishterë, sepse nuk mundemi. Unë dyshoj se mund të gjejmë dorëshkrime edhe me të vjetra si ky dorëshkrim ungjillor”.

“Tani po theksoj vetëm rëndësinë e madhe, që ka zbulimi i këtyre kopjeve shumë të vjetratë Kur’anëve Famëlartë të gjetura në trojet jemenase”.

“Ky zbulim është analizuar dhe botuar nga dijetarët muslimanë jemenas Binhem Sadegiu (Benham Sadeghi) dhe Muhsin Guderziu (Mohsen Goudarzi) të cilët kanë përpunuar një tezë magjistrature të përbërë nga 40 faqe, për të cilën as akademikët brtitanikë të Universitetit të Birmingemit dhe as akademikët arabët të shteteve te Lindjes së Mesme nuk janë në dijeni aspak”.

“Ende nuk arrij ta kuptoj arsyen se, përse palimpsesti i Kur’anit Famëlartë nuk është shumëi famshëm, ose teza e magjistraturës së Binhem Sadegiut Benham Sadeghi) dhe Muhsin Guderziut (Mohsen Gouderzi) nuk ështëshumë e njohur. Madje këta zbulime nuk njihen as në rrethin akademik dhe intelektual të studimeve të shteteve Lindjes sëMesme, sepse kur kam bërë paraqitjen së bashku më kolegët e mi,ata shpesh herë kanë mbetur të habitur dhe nuk kishin asnjë të dhënë mbi këta dy zbulime. Ndërsa stuhia mediatike për zbulimin e vetëm 18faqeve të Kur’anit Famëlartë në arkivat e Universitetit të Birmingemit,akademikët e të cilitnuk janë në dijeni aspak të teksteve me të vjetra të Kur’anit Famëlartë, të zbuluara në kryeqyteit jemenas të Sana’as”.

“Le të shpresojmë se lufta e kotë dhe pakuptim saudite në trojet jemenase, do t’ivijë fundi sa më shpejt (sepse avionët ushtarakë sauditë, nuk mund të mundin luftëtarët guerrilasme bombardime ajrore) dhe endjeve pambarim të civilëvetëmbarojnë, ndërsa trashëgimia dhe thesaret historike jemenase islame të merren sa më shpejt në ruajtje nga Unesko nga rrënimi i mëtejshëm. Duke nisur me pushtimin amerikan të trojeve irakiane në vitin 2003 nga Xhorxh Uilliam Bushi (George William Bush) historia e shteteve të Lindjes së Mesme ka filluar të zhduket, mes asaj të cilës unë quaj “Kliocid” përderisa nuk asnjë lloj sigurie mbi jetët e njerëzve të pafajshëm. Këta njerëz kanë nevojë për historinë e tyre kombëtare dhe idenitetin e tyre fetar, ndërsa grabitja e këtyre të fundit është krim. Sauditët mburren kot së koti “dukelavdëruar” veten se janë rojtarët e dy faltoreve të shenjta të Mekkës së Nderuar dhe Medinës së Ndriçuar. Unë u bëj thirrje sauditëve duke u thënë se, ata gjithashtu duhet të jenë edhe ruajtësit e Kur’anit Famëlartë duke ndalur bombardimet e trojeve jemenase dhe kryeqytetit jemenas të Sana’as”.

Burimi: www.juancole.com