Fëmiu, bebë, palestinez digjet për vdekje në sulmin e kolonëve
Dy shtëpive ia vunë flakën në fshatin Duma në Bregun Perëndimor të pushtuar, me grafite të mbetur në muret ku shkruan në hebraisht hakmarrje.
Një djalë 18-muajsh palestinez është djegur për vdekje pasi kolonët ia vunë zjarrin shtëpisë së familjes së tij në fshatin Duma, në jug të qytetit Nablus, në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Prindërit e Ali Saad Dawabsheh dhe vëllait të tij katër-vjeçar u plagosën gjatë sulmit të kolonëve, thanë burimet të premtën në mëngjes për Al Jazeera.
Deri në 75 për qind të trupave të tyre pësoi djegie, sipas mjekëve në spitalin Rafidia në Nablus.
Ushtria e Izraelit lëshoi një deklaratë duke thënë se ata janë duke u përpjekur për të gjetur të dyshuarit e sulmit.
Ky sulm ndaj civilëve është një akti barbar i terrorizmit. Një hetim i plotë është në proces në mënyrë që të gjenden terroristët dhe të sjellën ata para drejtësisë, tha në deklaratë nënkoloneli Peter Lerner.
[Ushtria izraelite] dënon ashpër këtë sulm të mjerueshëm, për të ardhur keq dhe ka rritur përpjekjet e saj në këtë fushë për të gjetur ata që janë përgjegjës.
Ushtria tha për Al Jazeera se forca shtesë u vendosën në Bregun Perëndimor, duke refuzuar të specifikojë numrin e ushtarëve.