Tirana me kandidatin më të votuar për kryebashkiak
Erion Veliaj, ishte në krye të Ministrisë së Mirëqenies Sociale, mirëpo ai e la postin e tij për arsye garimi në zgjedhjet vendore. Veliaj u zgjedh si kryebashkiaku i ri i kryeqytetit me një rezultat rekord, përballë pesë kandidatëve të tjerë, të cilët ishin pjesë e garës.
Erion Veliaj sot u betua dhe more pozitën e tij si kryebashkiaku i Tiranës për katër vitet e ardhshme. Në fjalimin e tij të fitores, Veliaj falënderoi të pesë kundërshtarët e tij në garën për Tiranën, veçanërisht kandidatin e djathtë, Halim Kosova. Veliaj vlerësoi kontributin e Kosovës në zgjedhjet e 21 qershorit, duke i bërë ftesë për bashkëpunim.
Pas betimit ai mbajti një fjalim ku tha se është kryebashkiaku i gjithë qytetarëve të Tiranës. “Për 30 ditë gjeneruam një fushatë qytetarë, nevojat që ne thamë diskutohen çdo darkë, duke dhënë shembull edhe për qytetet e tjera që, në fund shkuam te zgjedhjet më të lira, më të ndershme që, janë zhvilluar ndonjëherë në Shqipërinë. Meritat për këto zgjedhje në Tiranë ka edhe kundërshtari ynë Halim Kosova.....”, u shpreh Veliaj.
Për një punë të mbarë dhe të frytshme për qytetarët e Tiranës, i erdhën shumë urime nga personalitete të ndryshme si dhe nga pesë përfaqësues të komuniteteve fetare në Shqipëri.