Ekspozita Kur’anore Ndërkombtare Artistike në Stamboll
Një ekspozitë Kur’anore Artistike Ndërkombëtare është hapur në Stamboll, Turqi, më 20 të muajit të shenjtë të Ramazanit (7 korrik 2015).
Sipas faqes së internetit të Organizatës për Kulturë Islame, ekspozita është organizuar nga Qendra Selam e Artit në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Iraniane në Stamboll.
E titulluar Nga Qielli në Tokë, ekspozita u mbajtë me rastin e përvjetorit të shehidllëkut të Imam Aliut (a.s) më 21 të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Qendra Kulturore Xhemal Rashid Rey në Stamboll ka ndarë një vend prej 2800-metra katrorë për të mirë-pritur ekspozitën.
Në mesin e veprave të artit që janë paraqitur në ekspozitë, janë 35 tablo të dekoruara të ajeteve Kur'anore dhe poezi të Omar Hajjamit, Hafizit etj., të krijuara nga artistë iranianë si dhe kaligrafi në pëlhurë dhe 115 qilima iranianë.
Disa punëtori edukative u mbajtën në margjinat e ekspozitës.
Burimi: IQNA News