Dorëshkrimi i Kur'anit do të ekspozohet në kampusin e Univesitetit Birmingham
Një universitet britanik që i gëzoi shumë muslimanët kur njoftojë për zbulimin e një dorëshkrimi të Kur'anit që daton në kohën e Profetit të Shenjtë, Muhammed (a.s.).
Faqet, të cilat janë fragmente nga tri sure apo kapituj nga teksti i shenjtë musliman, të cilat u zbuluan në bibliotekën e Universitetit të Birminghamit gjatë hulumtimit nga akademikja Alba Fedeli.
Një analizë radiokarbon ka zbuluar se dorëshkrimet janë të paktën 1.370 vjet të vjetra, duke i bërë këto dorëshkrime një nga shembujt më të vjetra të njohurura të një teksti Kur'anor në ekzistencë.
Susan Worrall, drejtoreshë e Kolekcioneve të Veçanta të Universitetit, tha se institucioni e ka pranuar këtë dorëshkrimin në fillim të shekullit të 20-të gjatë turneut të historianit irakian Alphonse Mingana së Lindjen së Mesme.
Ajo i tha për Agjencinë Anadolu: Ne gjithmonë e kemi ditur se dorëshkrimi ishte një Kur'an, ndoshta i vitit 1930, apo ndonjë fragment tjetër i Kur’anit.
Ishte Dr. Alba Fedeli e cila ishte duke bërë hulumtimet e saj dhe ajo vuri re duke shikuar në dorëshkrimin që ato ishin në fakt ishin dy Kur’an të veçantë të cilët ishin vënë së bashku.
Kështu që, duke punuar me të, ne i ndamë dhe pastaj ne porositëm që të bëhet testi radiokarbon për të parë datën e dorëshkrimeve në pergamenë.”
Kjo analizë e zbuloi me një probabilitet 95.4% që dorëshkrimi është mes viteve 568 dhe 645, duke e vendosur datën në kuadër të jetës së Profetit Muhammed (a.s.).
Dokumenti është i shkruar në dialektin arab Hixhazi, një nga format më të hershme të gjuhës arabe, në një pergamenë që besohet të jetë bërë nga lëkura e dhisë. Dorëshkrimi në pergamenë është në gjendje të mirë, dorëshkrimi është i lexueshëm dhe i qartë.
Në mesin e atyre që do të lejohen për të dorëshkrimet e Kur’anit, para se të ekspozohen për publikun, në një ekspozitë të hapur në muajin tetor, 2015, është Muhammed Talha Bukhari, i cili është imam në Xhaminë Qendrore të Birminghamit. Ai i tha për Agjencinë Anadolu se dorëshkrimet përmbajnë ajete nga tri sure (kapituj) duke përfshirë Suren Merjem cila tregon historinë e Merjemes dhe hz. Isait (a.s.).
Ai tha: Të tri suret që ne i shohim janë Makki Sure, që do të thotë se janë sure të shpallura në Mekke. Prandaj këto kanë rëndësi, vlerë, sespse mund të besohet se janë shkruar para se Profeti Muhammed (a.s.) të shkojë në Medine, [qyteti ku Profeti Muhammed (s.a.v.s.) kishte emigruar]. Pra, dorëshkrimet janë shumë të vlevshme për arsye se janë shkruar në kohën e Profetit Muhammed (a.s.).
Drejtori i Xhamisë, Muhammed Ali mendon se ekspozita e ardhshme publike është e rëndësishme, veçanërisht e rëndësishme për shkak se dorëshkrimi tregon pjesë të Kur'anit që tregojnë se Islami është kompletimi i një zinxhiri të profetësisë që shtrihet nga hz. Ademi tek Ibrahimi, Musai, dhe Isai (Jezusi) deri te Muhammedi (a.s.).
Kur pashë [faqet] për herë të parë sytë m’u mbushen me lot dhe unë nuk mund të besoja që unë jam përball dorëshkrimeve të shenjta dhe u ndjeva shumë i bekuar dhe i nderuar që unë mund t’i shoh ato me sytë e mi, tha Muhammed Ali.
Zbulimi u bë lajmi kryesor në lajmet angleze të martën. Ky zbulim nxiti besimtarët në Xhaminë Qendrore në Birmingham për t'iu përgjigjur me një përzierje gëzimi në njoftimin e papritur se dorëshkrimi i Kur’anit u gjet në qytetin e tyre, më shumë se 5.000 km [3,100 mila] larg nga Meka.
Një besimtar, Salim Malik, tha: Unë jam befasuar pakëz, të zbulohet pas kaq shum vjetësh një pjesë e Kur’anit në Birmingham. Habitem, nga erdhi ajo? Ajo nuk ka qenë e njohur për një kohë shumë të gjatë. Në qoftë se kjo është afërsisht vjet e vjetër, atëherë vjen pyetja ku ishte ajo për një kohë aq të gjatë para se të zbulohen në Universitetin e Birminghamit?
Unë jam shumë i ngazëllyer. Ky Kur’an është një zbulim i madh dhe unë do të doja të shoh atë si ai është shkruar shumë kohë më parë dhe kjo do të jetë një përvojë e madhe për mua për të parë, shtoi Abdurrahmani 12-vjeçar duke u larguar pasi e fali namazin drekës.
Birminghami është një nga qytetet më të veçanta të Britanisë, ku jetojnë disa nga komunitetet e mëdha të muslimanëve, hindusve dhe Sikhëve. Islami është gjithashtu një nga fetë me rritjen më të shpejtë, me më shumë se një e pesta e banorëve - 21.8% - janë deklaruar se ata janë musliman në regjistrimin e popullsisë katër vjet më parë.
Susan Worrell tha se ky identitet multikulturor nënkupton se kishte entuziazëm të madh në qytet në lidhje me zbulimin: Unë mendoj se është një burim i madh i interesave globale në trashëgiminë muslimane, por në nivel lokal për komunitetin këtu në Birmingham - për komunitetin musliman dhe për të gjithë njerëzit në Birmingham – ky zbulim na bënë krenar! .
Fragmentet nga Kur’ani do të paraqiten në ekspozitë publike në Institutin Barber të Arteve të Bukura, në Kampusin e Universitetin të Birminghamit, për tri javë, duke filluar nga data 2 tetor 2015.
Shtëpia e përhershme e dorëshkrimit do të jetë në universitet, por a mund të udhëtojnë nëpër botë për të arritur tek muslimanët jo-britanikë - ndoshta në Pallatin Topkapi të Stambollit, ku relikte të tjera Islamike janë të ekspozuara?
Worrell tha se ajo ka një ide: Në qoftë se Turqia na pyet nëse ata mund të huazojnë ekspozitën ne do të jemi më se të lumtur të marrin në konsideratë këtë.