Shejhu i Egjiptit dënon Izraelin për dunën në xhaminë al-Aksa
Imami i xhamisë Al-Azhar, autoriteti më i lartë musliman i Egjiptit, ka dënuar fuqishëm forcat e regjimit Izraelit për shkeljen e kompleksit të Xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin e pushtuar, (el-Kuds).
Në një deklaratë të lëshuar në kryeqytetin egjiptian, Kajro, të hënën, Shejh Ahmed el-Tajib gjithashtu kritikuar forcat izraelite për parandalimin e besimtarëve palestinezë të hyjnë në vendin e shenjtë.
Figura e lartë fetare foli dhe në dënoi aktete e dhunës të ushtruara nga regjimi i Tel Aviv kundër burrave, grave dhe fëmijëve brenda xhamisë Al-Aksa, duke thënë se kjo është në kundërshtim me direktivat e të gjitha feve hyjnore që bëjnë thirrje për paqe dhe bashkëjetesë .
Ai i bëri këto komente një ditë pas përleshjeve të freskëta që shpërthyen mes policisë izraelite dhe një grupi të besimtarëve palestinezë kur forcat izraelite sulmuan vendin e shenjtë të muslimanëve të pushtuar nga Izraeli në qytetin e vjetër të al-Kudsit, Jerusalemit.
Dhjetra besimtarë muslimanë u plagosën dhe të paktën gjashtë prej tyre u ndaluan nga forcat izraelite gjatë përleshjeve. Shumë prej tyre gjithashtu pësuan pengesa në frymëmarrjes për shkak të gazit-lotjellës.
Shejh Tajibi, autoriteti më i lartë egjiptia, më tej tha se praktikat e Cionistëve paraqesin një provokim të qartë ndaj ndjenjave të muslimanëve në çdo cep të globit.
Ai bëri thirrje për ndërhyrje të menjëhershme nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, me qëllim për të ndalur shkeljet dhe provokimet e pajustifikuara të Cionistëve.
Në një deklaratë të lëshuar më 26 korrik 2015, Ijad Amin Madani, kreu i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC), gjithashtu i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KSKB) të marrin masa për t'i dhënë fund sulmeve izraelite në Xhaminë al-Aksa dhe shkeljen, përdhosjen e vendit të shenjtë Islamik.
Xhamia Al-Aksa në Jerusalem është vendi i tretë më i shenjtë i Islamit, pas Mekës dhe Medinës në Arabinë Saudite. Kompleksi është i shenjtë edhe për hebrenjtë.
Në muajt e fundit, forcat izraelite dhe kolonët kanë shtuar sulmet e tyre në xhami, të cilat ka çuar në konfrontime të dhunshme mes dy palëve.
Burimi: Press TV