Kosova

Muslimanët kërkuan lapidar, të krishterët do të ndërtojnë varr

Media e lirë- Banorët mysliman të Llapushnikut, disa ditë radhazi kundërshtuan këtë vendim të komunës  të marrë në vitin 2010, për faktin se të njëjtën hapësirë ata e kishin kërkuar për ndërtimin e lapidarit të dëshmorëve si dhe hapësirë ku do të shënohej ngjarja për Grykën e Llapushnikut ndërsa sot u dha vendimi për ndërtim të varrezave  dhe të kishës për vetëm  20 familjet e krishtera.

Pas disa mosmarrëveshjeve të fshatarëve të fshatit Llapushnik të Drenasit,  më në fund u dha vendimi i Komunës së Drenasit që të vazhdojë puna për ndërtimin e varrezave katolike, punë e cila ishte ndërprerë për shkak të protestave të një pjesë të banorëve mysliman të fshatit.

Nga mesi i muajit qershor 2015 filluan mospajtimet në mes fshatarëve muslimandhe atyre të krishterë të fshatit Llapushnik të Drenasit , të cilat mospajtime u manifestuan me protestën 4 ditore, për ndarjen e një hapësire të tokës prej 2.5 hektarë, e cila do ti jepet në shërbim Ipeshkëvisë së Kosovës, për ndërtimin e varrezave të komunitetit katolik, duke mos përjashtuar edhe ndërtimin e kishës që në këtë fshatë nuk janë më shumë se 50 banor dhe 20 shtëpi katolike.

Në bazë të vendimit të komunës së Drenasit, të nënshkruar nga kryetari i saj Nexhat Demaku, të cilin e ka siguruar lajmi.net thuhet se kjo hapësirë “do të përdoret për ndërtimin e varrezave të Komunitetit Katolik në fshatin Llapushnik të Drenasit”.

Një takim mes të banorëve të fshatit ka rezultuar me arritjen e marrëveshjes, sipas së cilës qysh nesër më 27 korrik do të vazhdojnë punimet, ashtu siç ishte afati i paraparë.

“Ne si banorë të fshatit Llapushnik, vazhdojmë dhe do të punojmë në tolerancën dhe vëllazërinë që kemi trashëguar brez pas brezi”, thuhet në njoftimin e dërguar nga përfaqësuesi i komitetit, Ramadan Gashi.

Për të gjitha paqartësitë procedurale dhe ligjore, u tha se komiteti fton Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komunën e Drenasit që të njoftojnë opinionin për anën ligjore të këtyre procedurave.