Amerike

Politikanët amerikanë, evropianë indiferent ndaj vlerave të krishtera

      Komandanti i Basixh-ve (vullnetarëve)  të forcave të Iranit, Gjeneral Brigade Muhammed Riza Nakdi deklaroi të mërkurën, më 25 dhjetor 2013 se nëse amerikanët dhe evropianët  i kanë kuptuar bazat e krishterimit, atëherë sot ne nuk do të bëheni dëshmitarë të krimeve dhe brutaliteteve të cilat janë aq të përhapura.


    Sipas  Agjensisë të Shërbimit Botërorë IRIB, në vizitën e tij në shtëpinë e familjes së dëshmorit të krishterë, Zorik Moradian, me vetëm pakëz ditë para Vitit të Ri të Krishterë, Gjeneral Brigade Muhammed Nakdi tha se gjaku i pastër i dëshmorëve (të revolucionit) është arsyeja për zgjimin e kombeve që shohim sot. Ai, përveç tjerash, tha:

 

    Ne të gjithë  i kemi borxh flijimit vetëmohues të dëshmorëve (shehidëve) dhe urojmë të rritet qëndrueshmëria dhe durimi i familjeve të tyre.


      Ndërkohë, Gregory Nersans, përfaqësuesi  ermen i Peshkopit të  Teheranit, Peshkopi Sarkisian, tha se të Krishterët kanë qëndruar gjithmonë së bashku me vëllezërit e motrat tyre muslimanë gjatë gjithë historisë.