Hassan Rouhani: Irani, India duhet t'i kundërvihen terrorizmit në rajon
Kryetari i Iranit, Hassan Rouhani ka bërë thirrje për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Republikës Islamike të Iranit dhe Indisë, veçanërisht në luftimin e kërcënimeve që vijnë nga terrorizmi.
Në një takim të enjten me kryeministrin e Indisë, Narendra Modi, Hassan Rouhani ka thënë se Irani dhe India luajnë një rol shumë të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit në rajon.
Gjatë takimit, i cili u mbajt në margjinat e samitit të përbashkëta të BRICS-it dhe Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, SCO, në qytetin Ufa të Rusisë, Kryetari Hassan Rouhani theksoi nevojën për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet Teheranit dhe Nju Delhit, jo vetëm në tregti dhe zona ekonomike , por edhe në çrrënjosjen e terrorizmit në rajon.
Duke treguar për përhapjen e ekstremizmit dhe dhunës në rajon, presidenti iranian shprehu keqardhjen mbi krizat e vazhdueshme të sigurisë në Irak dhe Afganistan, duke thënë se prania e grupeve terroriste Tekfiriste , përfshirë ISIL-in, ka rënduar edhe më tej situatën në rajon.
Kryetari i Iranit, Hassan Rouhani shprehu gjithashtu gatishmërinë e Republikës Islamike për të bashkëpunuar me Indimë në fushat e energjisë, investimeve, turizmit dhe teknologjisë.
Kryeministri i Indisë, nga ana e tij, vuri në dukje rolin strategjik të Iranit në luftën kundër terrorizmit dhe vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.
Ai më tej vuri në dukje propozimi e Iranit, Bota Kundër Dhunës dhe Ekstremizmit (WAVE) i cili është miratuar nga Kombet e Bashkuara në formën e një rezolute, duke thënë: New Delhi dhe Teherani duhet të bashkëpunojnë në luftën kundër ekstremizmit.
Burimi: IRIB