Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit takohet me poetët dhe veprimtarët e kulturës dhe letërsisë
Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në një takim të zhvilluar me poetët dhe veprimtarët e kulturës dhe letërsisë, deklaroi:
“Poezia në përballjen e të vërtetës dhe të pavërtetës nuk ka qëndruar e pa anshme gjatë historisë.
Agjencia e Lajmeve IRNA njoftoi se në natën e përvjetorit të lindjes së Imam Hasan Muxhtebas (a.s.), imamit të dytë të muslimanëve shiitë, një grup i aktivistëve kulturorë, mjeshtër të poezisë dhe letërsisë persiane, si dhe disa poetë nga India, Pakistani, Afganistani, Taxhikistani dhe Republika e Azerbajxhanit janë takuar me udhëheqësin suprem të Revolucionit Islamik të Iranit. Ajetullah Khamenei në këtë takim pasi uroi përvjetorin e lindjes së Imam Hasan Muxhteba-s (a.s.), e ka quajtur një ngjarje shumë të mirë reagimin e poetëve të rinj ndaj zhvillimeve aktuale dhe ka thënë:
“Shpresojmë që poezia revolucionare e cila me të vërtetë është në shërbim të idealeve të revolucionit, do të thotë drejtësisë, njerëzisë, unitetit, vetëdijesimit kombëtar, përparimit të gjithanshëm të vendit dhe në shërbim të ndërtimit të njeriut, të zhvillohet sa më shumë dhe të gjejë një pozitë sa më të lartë në shoqëri”.
Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në këtë takim u shpreh i kënaqur me zhvillimin e poezisë në Iran pas fitores së Revolucionit Islamik, por theksoi se potenciali i poezisë në Iran duke marrë parasysh të kaluarën e shkëlqyer dhe karakteristikat e dalluara historike të saj, duhet të jetë në një pozitë shumë më të lartë. Ai shtoi se institucionet përgjegjëse në fushën e kulturës dhe artit si dhe Radio Televizioni duhet të zbatojnë përgjegjësinë e tyre në nivel më të lartë.
Burimi: IRIB