Ekonomi

Falimentimi kërcënon 24 shtete në botë

Opinioni botëror me javë ishte e preokupuar me situatën dramatike të krizës ekonomike në Greqi, por neglizhohet fakti se përveç këtij vendi në jug të Evropës, falimentimi veç që nuk i ka godit edhe 24 shtete, në mes tyre edhe tri shtete të Ballkanit, Kroacinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi.

Këtë e ka treguar analiza më e re e organizatës joqeveritare kanadeze Qendra për hulumtimin e globalizimit, ekspertët e së cilës kanë paralajmëruar se shuma e borxhit të  gjithë ekonomive botërore sipas GDP-së ka arritur rekordin historik prej 286%. Kjo sipas tyre do të thotë se çdo banor i planetit tonë në këtë çast ka borxh 28.000 dollar amerikan. Duke marr parasysh se gati gjysma e popullatës në botë jeton në ditë me më pak se 10 dollar, është e çartë se ky borxh kurrë nuk do të mund të kthehet, ndërsa çfarë situate i pret shtetet më të rrezikuara do të kuptohet pas disa vitesh, theksojnë analistët kanadez.

“Kombet tjera evropiane po përpiqen të gjejnë mënyrën që Greqia për herë të tretë të shpëtohet,por kjo i ngjason asaj që borxhi i njërës kartel të paguhet me kartelë tjetër me borxh. Kombet kurrë nuk kanë pas aq borxh në historinë e tyre, ndërsa çdo ditë kjo shumë po rritet”. Përveç 24 shteteve të cilët veç po ballafaqohen me falimentim potencial, ndërsa tre janë nga Ballkani, edhe 14 shtete në mënyrë dramatike janë duke u afruar kolapsit ekonomik.

“Kurrgjë më mirë nuk është as në Azi. Sipas Blumbergut, borxhi kinez është në rekordin historik, në mënyrë rapide i afrohet 300% të GDP-së. Në Japoni arrin në 230% të GDP-së”, kanë cekur nga qendra hulumtuese kanadeze.  3 shtetet e Ballkanit që gjenden buzë falimentimit janë:

Kroacia: 54,5 miliard euro është borxhi i jashtëm, 68% të GDP-së totale, ka 4,5 milion banor.

Maqedonia: 6,1 miliard euro është borxhi i jashtëm, 68,68% të GDP-së totale, ka 2,1 milion banor.

Mali i Zi: 1,94 miliard euro është borxhi i jashtëm, 69% të GDP-së totale, i ka 621.000 banor.

24 shtete që janë të kërcënuar nga falimentimi janë: Armenia, Belizeja, Kostarika, Kroacia, Qiproja, Republika Dominikane, Salvadori, Gambija, Greqia, Grenada, Irlanda, Xhamajka, Libani, Maqedonia, Ishujt Marshale, Mali i Zi, Portugalia, Spanja, Shrilanka, Sent Vinsenti dhe Grenadini, Tunisia, Ukraina, Sudani, dhe Zimbabveja.

Burimi: globalcir