‘’Evenimentit Kulturor’’ nga Institutit Kërkimor Ndërkombëtar “Naim Frashëri’’
Instituti Kërkimor Ndërkombëtar “ NAIM FRASHËRI” në Biblioteka Kombëtare ‘’Pjetër Bogdani ”, në Prishtinë organizoi tre promovime të rëndësishme:
- Promovimi i Institutin Kërkimor Ndërkombëtar ‘’Naim Frasheri’’,
- Promovimi i librit të Imam Aliut ‘’ Nehxhul Belaga’’ në gjuhën arabe dhe shqipe, i dhe si
- Promovimi i librit ‘’Eja Shpejt’’ i autores Ikballe Berisha Huduti.
Ky eveniment u zhvillua për arsye që të njoftohet popullata me institutin që është themeluar në Shkurt të vitit 2014, për përfitimin e bashkëpunëtorëve të rinj, gjithashtu ky eveniment kishte qëllim kryesor njoftimin e dashamirëve të librit me librin e Imam Aliut ‘Nehxhul Belaga’’ libër i cili iu kishte dhuruar si libër faksimile edhe Bibliotekës Kombëtare ‘’ Pjetër Bogdani’’ në Maj të vitit 2014 nga Fondacioni “ Alulbejt” nga Londra.
Pasi që me këtë datë 15.05.2015 qëlloi edhe nata e bekuar e Miraxhit stafi i institutit vendosi që të manifestoj duke kremtuar dhe duke i dhënë vlerë kësaj nate. Për këtë e angazhuan Organizatën Edukative Kulturore NISA dhe Korin KEVSER, me programin e tyre artistik duke kënduar këngë fetare dhe recital nga ’’ Nehxhul Belaga’’ dhe libri me poezi ‘’ Eja Shpejt’’,
Mysafirët ishin nga të gjitha viset shqiptare, figura politike, fetare dhe intelektuale që i dhanë kuptim dhe qëndrim më të mirë këtij Evenimenti Kulturor, këtu u bashkëngjitën edhe Kryegjyshata Botërore Bektashiane nga Tirana duke promovuar ‘’ Nehxhul Belagën’’ në gjuhën Shqipe, i cili libër ishte përkthyer vitin e kaluar. Kryegjyshata Botërore Bektashiane gjithashtu dhuroi, 50 libra ‘’ Nehxhul Belaga’’ në gjuhën shqipe për pjesëmarrësit në këtë eveniment. Promovimit të librit ‘’ Nehxhul Belaga’’ iu bashkëngjitën edhe Fondacioni ‘’ Kurani’’ nga Tirana, dhe Instituti ‘’ Rumi’’ nga Tirana të cilët gjithashtu dhuruan nga 20 libra ‘’Nehxhul Belaga’’ në gjuhën shqipe.
Shpresojmë që sa më parë Instituti “NAIM FRASHËRI “ të na befasoj edhe me projekte tjera të natyrës kulturore edukative për vetëdijesimin e shoqërisë për punë të mira.