Sulmuesi i Tottenhamit përqafoi Islamin
ulmuesi i Tottenhamit, Emmanuel Adebayor njoftohet se ka përqafuar fenë Islame, pasi e tha Fjalën e Dëshmisë, Shehadetin, siç dëshmohet në një video në YouTube postuar online në fillim të këtij muaji.
I veshur me tesha të bardha, Emmanuel Adebayor në Fjalën
e Dëshmisë apo Shehadetin tha: Esh-hedu en la ilahe
il-lallah,
ue esh-hedu enne Muhammeden abduhu ue resuluhu
Dëshmojë që nuk ka Zot tjeter përveç Allahut dhe se Muhammedi është robi dhe i derguari i Tij
Emmanuel Adebayor ka deklaruar në shumë publikime se është shumë besimtar.
Ka luajtur në Arsenal, Man City dhe Real Madrid dhe deri vonë e ka praktikuar Krishterimin.
Emmanuel Adebayor ka luajtur më parë për Metz, Monako, Arsenal, Real Madrid dhe Manchester City. Ai ishte votuar si Futbollisti Afrikan i Vitit –për vitin 2008.
Është përshkruar si i gjatë, i aftë, i fortë në ajër dhe me aftësinë për të shënuar dhe për të krijuar raste shënimi, ai përfaqësoi ekipin kombëtar të futbollit të Togos në FIFA Kupën e Botës në Gjermani, debutimin e vendit të vitit 2006, dhe deri më sot e vetmja paraqitje në Kupën e Botës.
Në muajin janar 2010, Emmanuel Adebayor ishte një nga lojtarët e përfshirë kur ndaj autobusit ku ishte ekipi i Togos u gjuajtë me armë zjarri në rrugën për Kupën e Kombeve të Aftikës në vitin 2010 në Angolë, pas kësaj ngjarje ai u pensionua nga detyra e ekipit kombëtar.
Në vitin2013 ai u kthye në ekipin Togos për 2013 Kupën e Kombeve Afrikane në Afrikën e Jugut, ku ai ndihmoi që të kualifikohen për në çerekfinale. Ai është aktualisht golëshënuesi më i mirë në historinë e futbollit në Togo, me gola të shënuara.
Burimi: OnIslam.net