Raport i Parlamentit: ISIL-i e shet naftën e vjedhur të Irakut
Shitjet e paligjshme të naftës nga ISIL-i i kanë kushtuar Irakut të trazuar 102.000.000 $ në muaj. ISIL kontrollon pjesë të mëdha të Irakut.
Iraku është duke humbur më shumë se 102.000.000 $ çdo muaj për shkak se grupi militant ISIL - i cili kontrollon pjesë të mëdha të vendit - është duke e shitur naftën e plaçkitur, sipas një raporti parlamentar të lëshuar, të publikuar të mërkurën.
Raporti thekson se, në baza mujore, grupi militant është duke shitur rreth 1.270.000 fuçi naftë të plaçkitur nga puset e naftës të Irakut.
ISIL-i aktualisht kontrollon gjashtë puse të naftës në Irak, nga të cilat janë prodhuar 1.270.000 fuçi naftë [çdo muaj], tha deputeti i Kuvendit, Ahmed Haxhi Rashid.
Sipas deputetit Ahmed Haxhi Rashid, ISIL-i po dëmton vendin në dy mënyra të ndryshme - nga shitja e naftës në 30 $ për fuçi [dmth, në nën-çmimet e tregut ] me të cilin ISIL blen armë [për të kryer sulme].
Kjo është mënyra se si ISIL-i mban ekzistencën e tij, duke i shkaktuar dëm të dyfishtë Irakut, tha ai.
Javët e fundit janë parë përleshje midis militantëve të ISIL-it dhe forcave irakiane të sigurisë mbi rafinerinë e naftës Baixhi - një nga objektet më të mëdha të rafinerisë së naftës në Irak, që ndodhen në provincën Salahudin në veri të Bagdadit.
Iraku është ballafaquar me një vakum të sigurisë që nga qershori i vitit të kaluar, 2014, kur ISIL-i pushtoi qytetin verior të Mosulit.
Burimi: World Bulletin