Kosova

Vizita e Vuçiqit në Luginë kishte qëllime dhe pretekste të veçanta

Kryeministri i Serbisë  Aleksandar Vuçiqi me gjithë ministrat e kabinetit të tij, vizitoi  Preshevën dhe Bujanocin. Kjo vizitë kishte qëllim njoftimin  dhe  shqyrtimin e  problemeve në Luginën e Preshevës, pra të shqiptarëve në jug të Serbisë.  Kjo vizitë  u shënua edhe me pakënaqësi të spektrit politik shqiptar, sidomos të kryetarit të Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, i cili, edhe pse nuk e pranoi publikisht, ka mbet i zhgënjyer me formën e vizitës së bërë në Bujanoc.

 

Të dy kryetarët e komunës së Bujanocit dhe të Preshevës, nuk mbetën aspak të kënaqur me agjendën e kryeministrit të Serbisë. Kryetari i komunës së Bujanocit  Nagip Arifi shpreh me këto fjalë .  “Mund të them me një fjalë, kryeministri ishte në Bujanoc, por nuk pat mundësi të dëgjojë brengat e qytetarëve të Komunës së Bujanocit, shpresojmë ndoshta herëve tjera”, u shpreh Arifi.

 

Ndërsa përmbledhjen dhe sugjerimin  politik të analistit  dhe publicistit Fehmi Maliqi  do ta paraqesim ne portalin tonë Media e Lirë, që të mund të kuptojmë një gjendje reale nga një këndvështrim i paanueshëm por me plot vetëbesim sy kritik.

 

“Në Preshevë Kryeministri i Serbisë u dekorua për të legjitimuar këto të arritura:
1. Zbrazjen e Luginës së Preshevës nga shqiptarët,
2. Formimin e Asociacionit ë komunave serbe në Kosovë,
3. Lehtësimin e procesit të hapjesë së suksesshme të kapitujve për integrim të Serbisë në BE pa u marrë në konsideratë të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës,
4. Analfabetizmin politik dhe inatet çmendurake mes liderëve politikë dhe institucional shqiptar në Luginë të Preshevës,
5. Se nuk është hera e parë që paritë shqiptare dekorojnë ata që na injorojnë,
6. Definitivishtë me eunuk të tillë oborrtar shpresat për një të ardhme më të mirë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës janë vetëm një iluzion i fëmijëve të gënjyer nga prindër të papërgjegjshëm.”

VETËM ZOTI NA SHPËTOFTË EDHE KUR POLITIKANËT TANË BËJNË TË KUNDËRTËN!