Rusia

Duhet të kthehemi drejt Rusisë dhe Kinës

Monarkitë e Gjirit Persik aspak nuk janë të kënaqur se është arritur marrëveshja në mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore lidhur me programin nuklear të tij, në mes tyre dallohet rivali më i madh rajonal i Iranit, Arabia Saudite. Më së shumti frikohen se tani ekonomia iraniane, në çastin kur sanksionet do të shfuqizohen, do të përjetojë lulëzim, e kjo do të thotë që roli i Iranit do të jetë edhe më i fuqishëm.

Një koment interesant e ka dhënë Muhamed al Mohja, udhëheqës i kanalit të pare të televizionit shtetëror saudit: “Irani ka krijuar kaos në botën arabe, dhe se tani do të zgjerohej edhe më tutje. Shtetet e Gjirit do të duhej të zvogëlojnë besimin që e kanë pas ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të duhet të fillojnë të kthehen drejt Rusisë dhe Kinës”.

Mendim interesant, me sa duket të gjithë janë të zhgënjyer në disa aspekte të politikës amerikane, dhe do të duan të kthehen kah Rusia dhe Kina. Por kjo nuk është ndonjë zgjidhje e qëlluar, pasi që Rusia dhe Kina që moti kanë marrëdhënie shumë të mira me Iranin.

Burimi: advance.hr