Një grua gjermane që e përqafoi Islamin, pas 26 vjetësh e përktheu Kur’anin
Një muslimane nga Gjermania e ka përkthyer Kur'anin e Shenjtë në gjuhën gjermane 26 vjet pas përqafimit të fesë Islame.
Zonja Schult tha për faqen e internetit të Astan-it (Kujdestaria) e Xhamisë së Imam Hussejnit (a.s.) se ajo e bëri përkthimin e Kur’anit në gjermanisht me qëllim të promovimit të mesazhit të Kur'anit dhe përhapjen e mësimeve të Islamit.
Ajo vuri në dukje se 90.000 kopje të përkthimit të Kur’anit në gjermanisht janë publikuar deri tani.
Muslimanja gjermane tha se brenda dy vjetëve (1999-2001) ajo e përktheu të gjithë Kur'anin në gjuhën gjermane.
Ajo bëri shumë hulumtime, lexoi shumë libra në gjermanisht, arabisht, persisht dhe tha se ka përfituar nga ekspertiza e një numri të ekspertëve arabë dhe gjermanë folës për të përkthyer Librin e Shenjtë.
Zonja Schult tha se para se të përqafonte Islamin në vitin 1970, ajo kishte punuar në një bibliotekë ku i mësonte fëmijët e krishterë rreth Krishterimit. Ajo e përqafoi fenë Islame pas martesës me një burrë musliman nga Jemeni në vitin 1973.
Burimi: IQNA News