Kulturë

Xhamitë në Evropë

Xhamia në Vjenë, Austri, e themeluar në vitin 1979, arkitekt  Richard Siegfried Lugner
Xhamia në Vjenë, Austri, e themeluar në vitin 1979, arkitekt Richard Siegfried Lugner

Xhamitë të ndihmojë për ta bërë Islamin të dukshëm, duke zëvendësuar vendet e padenja të lutjeve në magazina dhe bodrume. Xhamitë  tregojnë se Islami është pjesë e Evropës.

 

Ahmed Krausen – Danimarkë 

 

  

 Aspektet sociale, teologjike dhe gjeografike.

 

Xhamitë kanë qenë të dukshme në pejsazhin Evropian për shekuj me radhë, duke filluar me Maurët në Spanjë,  pastaj  nga Osmanët në Ballkan dhe Tatarët në rajonin e Baltikut.  Pamjet më të fundit të xhamive janë bërë për shkak të ardhjes së emigrantëve dhe refugjatëve nga vendet muslimane. Inxhinierë dhe  dhe arkitektë evropianë kanë deklaruar  se disa nga xhamitë janë nga mrekullitë më të bukura arkitektonike në botë. Kjo paraqet mundësi për të shtuar vlerën estetike të trashëgimisë kulturore evropiane. Megjithatë, është me rëndësi kritike që projektimi i xhamive evropiane të përshtatet me trashëgiminë kulturore evropiane.  

Kriteret specifike për ndërtimin e xhamive dhe minareve mund të përkufizohet në mënyrë që të integrohen xhamitë e ardhshme në trashëgiminë ekzistuese arkitektonike. Rezultati duhet të jetë mbështetja më e madhe për idenë  për të shtuar xhamitë në hapësirën publike, në vend se për ndalimin e tyre. Kjo nuk do të thotë se xhamitë evropiane duhet të braktisin një trashëgimi të gjatë dhe të pasur. Për shembull, ndërsa minaretë nuk janë  thelbësisht të rëndësishme për ndërtimin e një xhamie, ata janë të një rëndësie simbolike për identitetin e shumë emigrantëve dhe refugjatëve, të  komuniteteve muslimane në Evropë, dhe ato ndihmojnë për të parandaluar një ndjenjë të tjetërsimit kulturor.

Ndërtimi i xhamive të mëdha në Evropës Perëndimore simbolizon ekzistencën e një vetëbesimi të ri në komunitetin musliman në Evropë pas dekadash duke jetuar nën hije. Kjo pamje e re e xhamive në hapësirat  publike ngjall kritika nga shoqëria kryesore dhe kontribuon në debat të nxehtë rreth rolit të Islamit në Evropë. Ndërsa disa kundërshtojnë ndërtimin e xhamive , ka zëra tolerantë që theksojnë se xhamitë mund të shërbejnë gjithashtu si vende për shkëmbime ndër-fetare dhe kulturore dhe transferime. Xhamitë janë një platformë e rëndësishme sociale për shkëmbim fetare dhe kulturore.  Xhamitë janë gjithashtu duke ndihmuar për ta bërë Islamin të dukshëm, duke zëvendësuar vendet e  padenja për lutje nëpër magazina dhe bodrume. Xhamitë  tregojnë se Islami është pjesë e Evropës.

 

Roli i projektimit arkitektonik.

 

Çfarë e bën një xhami  xhami? Kjo është e lehtë: Ndërtimi që është në drejtim të Qabesë, Kibles, Mekës.. Pra, kaq shkurt i përcakton karakteristikat e xhamie profesor Omar Hatabi, projektues  nga Kuvajti. Sipas profesor  Omar Hatabi, arkitektura e xhamisë bëhet sipas traditës, por projektuesi është i lirë që ta përdorë imagjinatën sa më mirë.

Xhamitë e vjetra nga ato rajone të Evropës, të cilat në një kohë kanë qenë nën qeverisjen muslimane, si dhe xhamitë e para të emigrantëve, deri te  xhamitë  të paimagjinueshme, stereotipe. Në të kundërten, xhamitë që janë ndërtuar kohën e fundit janë në trendet e arkitekturës moderne evropiane  por duke i mbetur besnik vlerave thelbësore tradicionale.

Shembuj janë Xhamia e Madhe në Romë, Xhamia në Penzberg në Gjermaninë jugore dhe Xhamia e Madhe në qendër të Munihut, Xhamia e Parë e Gjerlbër në Kembrixh, Britani.

Gjithashtu, kohën e fundit në Kopenhagë është duke u ndërtuar një Xhami e Madhe. Këto xhami përmbajnë diversitete arkitektonike, të modernitetit, transformimin dhe riinterpretimin e arkitekturës klasike Islame. Këto xhami kanë dalë me një arkitekturë e re që kanë përmbajtje Islamike-Evropiane. Ato shprehin një identitet ku myslimanët mund të ushtrojnë dhe të zhvillojnë spiritualitetin e tyre në një kontekst evropian.

Burimi: World Bulletin