Kulturë

Në Prishtinë u promovua libri me poezi “EJA SHPEJT” nga autorja e H. Ikballe Berisha Huduti

Me datën 15 Maj 2015 në sallën  e Bibliotekës Kombëtare “ Pjetër Bogdani” në Prishtinë u promovua libri me 99 poezi i autores Ikbale Berisha Hudutit, i emëruar me titullin“ EJA SHPEJT” që aludon në ardhjen e Imam Mehdiut ( paqja qoftë mbi të).

 

Shumica e poezive nga janë përgjithësisht të natyrës fetare-shpirtërore. Por, gjithashtu, nuk mungojnë as poezitë me motive atdhetare, si p.sh. poezia “O moj Serbi”, me motive shoqërore si p.sh. poezia “8 marsi” dhe “Lakmia”, me motive melankolike si p.sh. poezia “Jetimi” etj..

 

Autorja në shumë prej poezive të saj shpreh dashurinë hyjnore, duke treguar anën e besimit të saj dhe shumicës së bashkëkombësve të saj, Islamit. Me këtë, ajo dëshiron që përmes poezisë të shprehë para lexuesit shqiptar se jeta në këtë botë është e varur tërësisht nga Krijuesi ynë, Allahu i Madhëruar.

 

Nëpërmjet poezive të autores në këtë libër,  ajo na bën të kuptojmë se gjenealogjia e sakrificës për liri e drejtësi patjetër do të ndeshet me gjenealogjinë e krimit dhe të kaosit. Në këtë frymë janë edhe poezitë përmes të cilave poetesha Ikbale ka shprehur gulçimet e një zëri të ndrydhur nën regjimin më të egër kolonialist të cilin Kosova dhe shqiptarët e përjetuan përgjatë tërë shekullit njëzetë nën Serbi.

 

Në fund autores i urojmë suksese për këtë libër duke shpresuar që të pritet sa më mirë nga lexuesi shqiptar.

Biografi e shkurtër e poetes Ikbale Berisha Huduti

U  lind më 1967 në Prizren. Në vitin 2008 ajo vazhdoi studimet në Universitetin e Prishtinës, në degën “Letërsi e Përgjithshme dhe Krahasimtare”, të cilat i mbaroi me shumë sukses në vitin 2012, duke marrë notën 10 në temën e diplomës: “Analizë krahasimtare e veprës “Divani” të Hafiz Shirazit dhe “Divani Perëndimoro-Lindor” nga John Wolfgang Von Goethe.

Pas diplomimit në këtë degë, ajo u regjistrua në degën e Letërsisë Shqipe në po të njëjtin fakultet, ku dhe diplomoi në vitin 2015.

Tani, ajo synon të vazhdojë studimet në shkallën e tretë magjistraturë në Universitetin e Prishtinës.

Është autore e librave “Fatime Zehra” dhe “Kurora e lutjeve”, ndërsa në vitin 2015 ajo boton librin e saj të parë me 99  poezi, me titull “Eja shpejt”.

 

 

 

EJA SHPEJT IMAM MEHDI

 

Po vritet pafajësia

Po shembet drejtësia

Çfarë faji ka njerëzimi

Musliman e krishterimi

 

Eja shpejt, eja shpejt, eja shpejt Imam Mehdi

Eja shpejt, eja shpejt, besën ta kemi dhënë ne ty

 

Mbahu fort, o rob i Zotit

Mos të dhimbset pika e lotit

Gjaku yt do të jetë dëshmi

Shpejto ti, o Imam Mehdi

 

Eja shpejt, eja shpejt, eja shpejt Imam Mehdi

Eja shpejt, eja shpejt, besën ta kemi dhënë ne ty

 

Ligësia u trazua

Nga të parët që e gatuan

Menjëherë pas Pejgamberit

Shkelën besën edhe nderin

 

Eja shpejt, eja shpejt, eja shpejt Imam Mehdi

Eja shpejt, eja shpejt, besën ta kemi dhanë ty

 

Mos ke dert, o Pejgamber

Ti shefa’at bëj mbi ne

Besimtarët e vërtetë

Vdekjen e kanë për nder të vet

 

Eja shpejt, eja shpejt, eja shpejt  Imam Mehdi

Eja shpejt, eja shpejt, besën ta kemi dhënë ne ty

 

Nuk ka faj aspak njerëzia

Fajin e ka historia

Që e shkroi Jezidiu

Do ta ndrisë Imam Mehdiu

 

Eja shpejt, eja shpejt, eja shpejt  Imam Mehdi

Eja shpejt, eja shpejt, besën ta kemi dhënë ne ty


https://www.youtube.com/watch?v=cUwJOST-KGg