Kosova

Kosova nuk do të lejoj bashkëpunimin e fundrinave, ISISI-it me armiqtë tan Serb

Pesë të gjykuarëve për terrorizëm iu dha një muaj paraburgim ndërsa Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i quajti fundërrina personat të cilët po synojnë ta destabilizojnë vendin me vepra penale të organizimit të terrorizmit në Kosovë.

Populli i Kosovës u trishtua nga informacionet e Prokurorisë Speciale dhe Medieve për prezencën e 5 terroristëve të ISIS-it  që ishin gjetur në liqenin e Badovcit.  Mirëpo   “ E veçanta e kësaj situate pothuajse alarmante të pasigurisë në Kosovë, Maqedoni, në Luginë të Preshevës, në Mal të Zi dhe në Shqipëri, qëndron në faktin se Serbia dhe Rusia gjithnjë po paraqiten me kinse informacione paraprake mbi aktivitetet e ndryshme terroriste, thotë Hysen Islami, për gazetën“Bota sot”.

Të dyshuarve për vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm, të cilët u arrestuan të shtunën, e që Gjykata Themelorë në Prishtinë iu ka caktuar një muaj paraburgim, nuk u është gjetur asnjë substancë helmuese në momentin e arrestimit. Një gjë të tillë e ka konfirmuar prokurorja e këtij rasti nga Prokuroria Speciale, Drita Hajdari.

Pesë të gjykuarëve iu dha një muaj paraburgim ndërsa Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i quajti fundërrina personat të cilët po synojnë ta destabilizojnë vendin me vepra penale të organizimit të terrorizmit në Kosovë.

Arrestimet e fundit të të dyshuarve për terrorizëm kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, i quajti sukses të organeve të sigurisë, ndërsa ata që synojnë ta destabilizojnë vendin me vepra terroriste i quajti fundërrina të cilat sipas tij, po duan ta largojnë Kosovën nga orientimi perëndimor.