Kosova

SHBA Kushtëzon Qeverinë e Kosovës

Njëherë u bë një punë e mirë e pavarur  në parlamentin e Kosovës, shumica e delegatëve  votuan që mos të themelohet  Gjykata Speciale për krimet e luftës, dhe tani pa pik hezitimi sekretarja e shtetit amerikan Victoria Nuland ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë qenë shumë të zhgënjyer kur nuk janë votuar ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Ndërsa Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti thotë se:

“Më shpesh po ndryshohet  Kushtetuta e Kosovës se sa ligjet e vendit. Ai ka thënë se asnjëherë Kosova s’ka pasur Kushtetutë të mirë por gjithmonë ka pasur përvojë të keqe me ndryshimet kushtetuese. Tash që nuk është miratuar kjo Gjykatë nuk po përmendemi nga opinioni ndërkombëtar. Mirëpo, në dhjetë vitet e ardhshme do të ndërtohet si lajm për Kosovën. Dhe, Gjykata Speciale do të jetë më e famshme se Kosova”, ka thënë ai.Ai ka thënë se imazhi i Kosovës do të nxihet me formimin e Gjykatës e cila do të merret me krimet e kryer nga ushtarët e UÇK’së. Si u bë si nuk u bë kjo gjykatë, Serbia do të shpifë për Kosovën e për luftëtarët e saj. Gjykata nuk ka lidhje me proceset integruese. Ne nuk i ofrohemi Bashkimit Europian patëm e s’patëm dhoma speciale”.

Ndërsa sekretarja e shtetit amerikan Victoria Nuland në një intervistë për transmetuesin publik Nuland tha se: “ Themelimi i Gjykatës do ta ndihmojë edhe SHBA-në në mënyrë që Kosova të ecë përpara. Është shumë me rëndësi që të themelohet Gjykata dhe shpresoj se do të ketë edhe një votim tjetër për këtë para pushimeve verore”, ka thënë Nuland.

Nuland në njëfarë mënyre kushtëzuese,  që vërehej nga intonacioni i  zërit të saj, ka thënë se: “Nëse Kosova nuk e krijon vet Gjykatën, atë do ta bëjë OKB-ja dhe se marrëdhëniet e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare mund të vihen në pikëpyetje ?”