Garat Kur'anore filluan në Xhaminë Al-Aksa
Një Garë Kur’anore për mësimin përmendësh të tërë Kur'anit u filloi të martën në Xhaminë Al-Aksa, në Jerusalem apo në El-Kuds, Palestinë.
Garat Kur’anore do të vazhdojë deri në fund të muajit të shenjtë të Ramazanit, njoftoi Agjencia e Lajmeve SAFA.
Sipas Shejh Abdul Rahman Bakirat, udhëheqësi i Garave Kur’anore, pretendentët janë nga qyteti i shenjtë i Jerusalemit, El-Kuds dhe nga Bregu Perëndimor.
Ai tha se Garat Kur’anore mbahen në dy seksione të veçanta për burrat dhe gratë, duke shtuar se ekspertët e lartë të Kur'anit, palestinezë, e vlerësuan performancën e pjesëmarrësve.
Ngjarja Kur'anor ka për qëllim që t’i shërbejë Librit të Shenjtë, Kur’anit, dhe për rigjallërimin e aktiviteteve Kur'anore në Xhaminë el-Aksa, në Jerusalem, në Kudsin e pushtuar, deklaroi ai.
Shejh Abdul Rahman Bakirat shtoi se ai gjithashtu ka për qëllim për të nxitur mësimet Kur'anore në mesin e të rinjve dhe për të inkurajuar ata që të mësojnë këndimin e Kur'anit dhe për të mësuar përmendësh ajetet e Librit të Shenjtë, Kur’anit.
Për tre fituesit e parë, në pozitat më të larta në Garat Kur'anore do të ndahen shpërblime me vlerë prej 5000, 4000 dhe 3000 dollarë, respektivisht.
Kurse të tjerët që nga vendi i katër deri në vendin e dhjetë do të shpërblehen me nga dyqind (200) dollarë, secili thanë organizatorët.
Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, muaji i nëntë në Kalendarin Islam, sipas Hixhretit, programe të ndryshme Kur'anore janë mbajtur, po mbahen, në të gjithë Botën Muslimane që kanë për qëllim për të ndihmuar besimtarët që të përfitojnë nga të mirat shpirtërore të këtij muaji.
Këtë vit, muaji i Ramazani filloi ditën e enjte, më 18 qershor 2015 dhe do të përfundojë më 17 korrik 2015.
Burimi: IQNA News