Fe

Umre-ja në Ramazan për mua është një ëndërr që vërtetë u realizua

Haxhiu nga Maroku, Bilal Radvan, me një tjetër haxhi, në vendin ku u zhvillua Beteja e Uhudit në Medine.
Haxhiu nga Maroku, Bilal Radvan, me një tjetër haxhi, në vendin ku u zhvillua Beteja e Uhudit në Medine.

Haxhiu nga Maroku, Bilal Radvan  paraqitet, ndjehet i lumtur në malin Al-Rumat, në vendin e betejës së Uhudit në Medine. Ndihem i lumtur, ndërsa unë jam në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit në këtë vend. Kam vizituar vendet e shenjta në Meke, të tilla si malin Arafat, Mina dhe disa vende të tjera, tha ai.

Kjo është ëndrra e çdo besimtari musliman për të kryer Umren në muajin e Ramazanit dhe për të bërë iftar  në dy xhamitë e Shenjta, në Meke dhe Medine, tha Bilal Radvan për Agjencinë Arab News, duke shtuar:

Kjo është për  mua një ëndërr që vërtetë m’u realizua

Kjo është një nder për të vizituar Xhaminë e Pejgamberit, Muhammedit (a.s.) dhe e përshëndes me salavate Profetin e Shenjtë, Muhammedin  (paqja qoftë mbi të), tha Bilal Radvan për Agjencinë Arab News.

Duke shprehur kënaqësinë që është në Medine, pas kryerjes së Umres në Xhaminë e Madhe në Mekë, ai tha:

Iftari  në Xhaminë e Pejgamberit ka një përparësi tjetër. Muslimanët kanë përpara tavolina të  ndryshme të mbushuar për iftar të Ramazanit, që janë të përgatitura në sheshet e jashtme të xhamisë, dhe përmbajnë  varieteteve të ndryshme të ushqimeve.

Ai tha: Unë kam vizituar xhamitë historike të tilla si në Kuba, dhe gjithashtu kam vizituar vendin ku u zhvillua Beteja e Hendekut.

Haxhiu me gjithë zemër lavdërojë punën që është duke u zhvillua në Mekë.   Unë e pashë zgjerimin e Xhamisë së Madhe dhe isha vërtetë i impresionuar me projektet, duke përishirë  shërbimet për haxhinjt dhe vizitorët.

Bilal Radvani  nga Maroku tha se prania e tij në dy Xhamitë e të Shenjta, në Mekë dhe Medine, gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit ka një aromë të veçantë dhe një ndjenjë të papërshkrueshme.

Udhëtimi në Umre i kushtojë atij dy milion dirhemë maroken.

Numri i haxhinjve që vijnë në Arabinë Saudite për të kryer Umren është rritur, ku numri i përgjithshëm i haxhinjve, nga dita e parë e Ramazanit deri në ditën e shtatë, arriti në 5.320.000.

Burimi: Arab News