Kosova u alarmua për sulme terorriste – ata janë në mesin tonë
Pesë të dyshuar e alarmuan gjendjen në Kosovë, jo vetëm se kanë mundur të helmojnë ujin në Liqenin e Badovcit, por kanë mundur të bëjnë masakra,të ngjashme me ato që ndodhën në Tunizi, me datënë 26 Qershor 2015. Prandaj sot në shoqërinë tonë silleshin fjalët “ se tani është sezoni i verës dhe në këtë liqen dhe në tjera vende, në Kosovë njerëzit dalin për tu larë e rrezitur, athua mos është kjo shkak i tyre për të analizuar terrenin?”
Badovci ëshë një liqen artificial që gjendet 2 kilometra larg Komunës së Graqanicës, ku popullsia e saj është gati 100% e nacionalitet serb. Në vitin 1963-1966 u vendos që me këtë ujë të furnizohet Prishtina. Ndërsa sot në datën 11.07.2015 rreth orës 01:40 në magjistralen Prishtinë-Gjilan, konkretisht afër liqenit te Badovcit, u vërejtën disa persona të dyshuar që kishin ngritur flamurin e zi me simbole të ISIS-it
“Njësitet relevante policore kanë arrestuar tre persona të dyshuar, me dyshimin e bazuar për përfshirje në vepër penale”, thuhet në deklaratën e policies.
Personat e dyshuar, tanimë të arrestuar janë shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme policore”, thotë policia.
“Pesë të ndaluarit nga Policia do të paraqiten nesër pasdite para Gjykatës për caktimin e masës së sigurisë së tyre, por koha fillimit të seancës varet nga koha kur prokurori do të dorëzojë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë në Gjykatë”, tha Ibrahimi.
Nga frika dhe dyshime se mos ndoshta ky ujë është helmuar nga këta persona të dyshuar terrorist, ujësjellësi i Prishtinës urgjentisht ka ndalur furnizimin me ujë nga liqeni i Badovcit pas arrestimit të mbrëmshëm të të disa të dyshuarve në afërsi të rezervës ujore të qytetit.
Pas analizave të ujit, qytetarët sigurohen se nuk ka vend për panik duke qenë se uji është ndalur dhe situata është nën kontroll.