E para e Gjakovës shtron iftar për të krishterë e mysliman
“ Uroj që Allahu të pranojë lutjet dhe agjërimin tuaj.Vendi ku po mbajmë iftarin e sotëm ka një rëndësi të veçantë, është në zemër të Çarshisë së madhe, vendit me të cilin unë si Kryetare e Komunës krenohem se në një gjatësi prej 1 Km, gjenden, Xhamia e Hadumit, Kisha katolike dhe teqet. “ – Mimoza Lila Kusari .
“ Uroj që Allahu të pranojë lutjet dhe agjërimin tuaj.Vendi ku po mbajmë iftarin e sotëm ka një rëndësi të veçantë, është në zemër të Çarshisë së madhe, vendit me të cilin unë si Kryetare e Komunës krenohem se në një gjatësi prej 1 Km, gjenden, Xhamia e Hadumit, Kisha katolike dhe teqet. “ – Mimoza Lila Kusari .
Gjakova qyteti i vjetër i xhamive, teqeve dhe kishave katolike, që e tejkaloi luftën e hidhur të Kosovës, ajo mbeti në këmbë me dashurinë e Ehli Bejtit ku çdo ditë në ziqret ( përkujtimin e Zotit ) ngjallet shpresa e popullit. Sot u solidarizuan të gjithë fetë dhe besimet me zonjën e madhe Kryetaren e Komunës së Gjakovës Mimoza Lila Kusari, e cila shtroi iftar për përfaqësuesit e Bashkësisë Islame në Gjakovë, përfaqësuesit institucional, politik, përfaqësuesit e kishës katolike dhe komunitetin e biznesit.
Në fjalën e rastit urova besimtarët muslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit. Uroj që Allahu të pranojë lutjet dhe agjërimin tuaj. Vendi ku po mbajmë iftarin e sotëm ka një rëndësi të veçantë, është në zemër të Çarshisë së madhe, vendit me të cilin unë si Kryetare e Komunës krenohem se në një gjatësi prej 1 Km, gjenden, Xhamia e Hadumit, Kisha katolike dhe teqet.
Gjakova ka një nivel të lartë të respektit dhe pranimit të fesë dhe besimit të tjetrit. Sot peshon një përgjegjësi e rëndë mbi supet e liderëve fetarë për të tejkaluar sfidat e kohës. Duhet gjithmonë të potencojmë se asnjë fe nuk promovon dhunën, ndarjen dhe shkatërrimin. Feja fisnikëron dhe ushqen shpirtin, jo që varfëron dhe shkatërron. Prezenca e përfaqësuesve politik dhe fetar të gjitha subjekteve dhe besimeve tregon pasurinë e shoqërisë tonë.
Iftarin e përshëndeti edhe Kryetari i Bashkësisë Islame në Gjakovë, z. Ahmet Hoxha. Z. Hoxha përmendi “ Muajin e Ramazanit, muaj i Kuranit dhe i sundimit te dritës mbi errësirën.”