Udhëheqësi i Ansarullah-ut për luftëtarët e Jemenit: Ju jeni duke luftuar për dinjitet dhe pavarësi
Udhëheqësi i Lëvizjes Ansarullah të Jemenit, Sejjid Abdul Malik Al-Huthi ju drejtua luftëtarëve jemenas e komiteteve të ushtrisë natën e së enjtes, duke e përshëndetur qëndrimin e tyre të fortë përball forcave të këqija.
Sejjid Abdul Malik Al-Houthi Po të mos ishte qëndrimi i madh, i nderuar në këtë fushë, forcat e liga dhe vrasëse do të kishin pushtuar plotësisht vendin, tha Sejjid Huthi në një mesazh, duke shtuar se ky është një nder i madh që ju jeni duke mbrojtur muslimanët e shtypur që janë një nga popujt më fisnikë.
Ju jeni me të vërtetë jeni besnik në këtë sprovë e cila të zbulojë se kush është i sinqertë dhe kush është gënjeshtar, kush është bashkëpunëtori dhe kush është atdhetari, theksojë udhëheqësi i Ansarullahut.
Sejjid Huthi theksoi se Jemeni ka qenë gjithmonë një varrezë për pushtuesit dhe i palëkundur përball arrogantëve dhe tiranëve, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, të cilët ia kanë nxirë faqen njerëzimit me krimet e tyre, duke qenë në ballë të agresionit kundër Jemenit.
Ai u bëri thirrje luftëtarëve të Jemenit, të cilin ai e quajti njerëzit e fushës, për të sprapsë agresionin dhe të jenë të kujdesshëm dhe të durueshëm para ngarkesave dhe problemeve, duke iu theksuar atyre se ju jeni duke luftuar betejën e pavarësisë, lirisë, dinjitetit dhe të nderit dhe se fitorja do të krijojë një të ardhme të vërtetë për vendin tuaj , duke premtuar me fitore përfundimtare.
Mesazhi i Sejjid Huthit erdhi pasi ushtria e Jemenit dhe forcat popullore siguruan Brigadën 31 në zonën Bir Ahmed dhe rifituan të gjitha mjetet dhe armët nga terroristët e al-Kaidës në Aden. Ai, gjithashtu, erdhi në prag të vrasjes së një numri të ushtarëve Sauditë dhe plagosjen e të tjerëve, pasi forcat sulmuan bazën ushtarake Xhallah në Jizan në Arabinë Saudite.
Burimi: Almanar