Suudi Arabie

Mbreti i Arabisë Saudite emëron djalin si guvernator të ri në Mekë

Mbreti i Arabisë Saudite Abdullah bin Abdulaziz ka zgjedhur një prej bijve të tij për postin e guvernatorit të qytetit të shenjtë të Mekës .


     Sipas Press TV,  të dielën, më 22 dhjetor 2013, siç njoftojnë mediat saudite shtetërore, Princi Mishaal, 43  vjeçar, zëvendëson Princin Khalid, 73 –vjeçar, i cili kishte mbajtur këtë pozitë për gjashtë vitet e fundit.


      Mbreti e caktoi guvernatorin e Mekës, Princin Khalid, që po largohet, si ministër të  ri të arsimit.


     Princi Mishaal ka qenë guvernator i rajonit jugperëndimor të Nexhranit, në kufi me Jemenin.


     Ky ndryshim, kjo lëkundje vjen, siç ka njoftuar Mbretëria Saudite, si shkak i një  riorganizimi të Ministrisë së Brendshme dhe të disa prej organeve të tjera administrative.


      Mbreti Abdullah ka vendosur kohët e fundit disa princa të rinj në postet kyçe në mes të një lufte në rritje pushtet brenda familjes mbretërore.
      Ndër bijtë e tij të tjerë, Mutaibi është kreu i Gardës Kombëtare të Arabisë Saudite, Abdulazizi është Zëvendësministri i Jashtëm, dhe Turki është zëvendës guvernatori i Rijadit.


      Ka raporte se Shtëpia e Saudëve qëndron në baza të lëkundshme sepse shefi i spiunazhit, Bandar bin Sultan flitet se ka lobuar për të hequr Princin Salman bin Abdulaziz nga pushteti, dhe në vend të tij me instalue të preferuarin e tij, Princin Mukrin.


     Udhëheqja në Arabinë Saudite është ndryshe nga mbretërit tjera.  Ky është një sistem ku princat shpesh martohen me shumë gra dhe në këtë mënyrë prodhojnë me dhjetëra pasardhës, dhe deri janë shtuar  deri në rreth 7.000 princa. 

Burimi: Press TV