Pesë milionë tashmë në Karbala për Arbain, pritet edhe më shumë
Më shumë se pesë milionë njerëz kanë hyrë tashmë në qytetin e Qerbelasë në Irak përpara Ditës së Arbainit, e cila është dita e 40-të pas përvjetorit të shehidllëkut të Imam Huseinit ( a.s.), nipi i Profetit Muhammed (a.s.)
Akil el-Masoudi, kreu i Këshillit të
Sigurisë në Këshillin e Qeverisë të Qerbelasë, tha të shtunën, më 21 dhjetor
2013, se më shumë se 250,000 të huajt janë parë në mesin e 5 milionë njerëz të
cilët kanë hyrë në qytet.
Ceremonia e Arbainir është
vazhdimisht ndër tubimet më të mëdha paqësore në botë, të cilat për vitin aktual
kalendarik islam do të mbahet më 23 dhjetor 2013.
Forcat e sigurisë në Irak kanë marrë
masa të ashpra, që nga mbyllja rrugëve dhe në pikat e kontrollit në rrugët e
përdorura nga shi’itët për të vizituar vendet e shenjta në qytetet e jugut dhe
rreth kryeqytetit, Bagdad.
Pavarësisht nga masat e forta të
sigurisë, dhjetëra njerëz që ishin nisur për Qerbela u vranë në sulmet
terroriste gjatë disa ditëve të kaluara.
Vetëm të premten u vranë 14 njerëz
nga sulmet me bomba në anë të rrugës në veri të vendit.
Megjithatë, gjendja e rrezikshme e sigurisë nuk e ka ndalur rrjedhën e njerëzve drejt Qerbelasë.
Për gati 30 vjet nën regjimin e
Sadamit ishte e ndaluar për të përkujtuar Arbainin publikisht në Irak.
Në vitin 2008, rreth nëntë milionë besimtarë
erdhën në Qerbela për të përkujtuar Arbainin.
Në vitin 2009, numri i njerëzve që
vizituan Qerbelanë ishte rritur ndjeshëm.
Sipas BBC News dhe Press TV, mbi
dhjetë milionë njerëz kishin arritur në qytetin e Qerbelasë një ose dy ditë
para Arbainit.
Sipas Al Alam, gjatë ngjarjes së fundit të Arbainit, e cila ishte më 3 janar 2013, më shumë se 18 milionë njerëz vizituan Qerbelanë.