Anglia

Familja e nuses së xhihadit britanik e “sëmurë nga e keqja e saj”

Aksa Mahmud
Aksa Mahmud

Ish nxënëse e shkollës private për vajza, Aksa Mahmud la shtëpinë e saj në Glasgow në muajnin nëntor, 2013, dhe u martua me një militant nga grupi terrorist në shkurt të vitit të kaluar. Ajo i festoi të premten sulmet terroriste të cilat i quajti si hakmarrje dhe një ditë që do të hyjë në histori.

Familja e kësaj nuse britanike e cila u largua për t'u bashkuar me të ashtuquajturën Shteti  Islamik në Siri kanë thënë se janë sëmurë' nga një poezi që ajo shkroi në lavdi të masakrës në Tunizi dhe sulmet në Kuvajt dhe në Francë.

Ish nxënëse e shkollës  private, Aksa Mahmud e la shtëpinë e saj në Glasgow në muajin nëntor, 2013, dhe u martua me një militant nga grupi terrorist në muajin shkurt të vitit të kaluar.

Ajo ka postuar një seri të mesazheve radikale me  pseudonim, Umm Layth,  duke përfshirë një thirrje për të tjerët për të pasur si shembull  vrasjen e ushtarit Lee Rigby dhe bombardimin në Maratonën e Bostonit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në blog-postin e saj më të fundit, ajo lavdëron terroristin 20-vjeçar  për krimin e së premtes si hakmarrje dhe duke thënë se është një ditë që do të hyjë në histori.

Poezia  e saj u shfaq në prag të të shtënave në plazhin turistik tunizian, që la 38 turistë të vrarë - duke përfshirë 18 britanikë - të vdekur, edhe vetëvrasësin me bombë në një xhami në Kuvajt dhe  prerjen e kokës në Francë.

Në poemë shkruan: Në  tri vende të ndryshme një familje ka lindur. Emri i saj është ndryshimi, liria dhe hakmarrje.     

Ajo vazhdon: Kuvajti, Franca dhe Tunizia është vendi ku ata banojnë. Ata lanë një shenjë e cila gjithmonë do të mbetet. E përhershme.

Familja e saj sot e ka dënuar poezinë, duke e përshkruar atë si të mbrapshtë  dhe të keqe dhe duke thënë se nuk kishte asnjë lavdi”.

Një deklaratë e lëshuar nga avokati i tyre, thotë: Familja e Aksa Mahmudit u bë e vetëdijshme dje për blogun e Umm Lejth  për postimin me lavdërimin e saj për sulmet në Tunizi, Francë dhe Kuvajt.

Ata janë plot zemërim për fjalimin e ashpër të saj të maskuar si Islam gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Përderisa vajza e tyre mund të ketë shkatërruar çdo mundësi për lumturi për familjen e saj, ata janë të sëmurë se ajo tani po feston shkatërrimin  e zemrave të familjeve të tjera.

Familja Mahmud ka një mesazh për çdo person të ri që ka simpati për  ISIS-in, ata thonë se nuk ka nder, nuk ka lavdi, nuk ka besim, kur masakrohen njerëzit duke pushuar, duke u falur në xhami apo një njeri i pafajshëm në vendin e tij të punës.

Ajo shtoi: Sa i përket fjalëve të Aksas, ata mund t’i përshkruajnë  vetëm si të mbrapshta dhe të këqija, kjo nuk është bija jonë që ne e rritem.

Lutjet e familjes Mahmud janë edhe për familjet që janë në zi për  humbjen e të dashurëve të tyre.

Burimi: Daily Mail