Anglia

Mësuesit mirënjohës të Cardiff-it agjërojnë nga një ditë në Ramazan

Motivuar nga plani muslimanëve për të ushqyer të pastrehët për tridhjetë ditë gjatë muajit të Ramazanit, mësuesit e Cardiff-it në Angli, kanë njoftuar se kanë planifikuar për të agjëruar nga një ditë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, për të rritur ndërgjegjësimin rreth Islamit dhe për të vlerësuar përpjekjet e muslimanëve në qytet.

Ne jemi duke e bërë këtë si një mënyrë për t’u lidhur me studentët  tanë muslimanë dhe për të mbledhur para për bankën e ushqimit,  tha për  Wales Online Andrew Bodgin, një mësues në Celtic English Academy në Park Place.

Shumë nga studentët tanë ndërkombëtarë janë musliman. Duke marrë pjesë në agjërim, ne shpresojmë për të treguar solidaritet me ta, si dhe ata që janë në komunitetin tonë lokal.

Shumë nga studentët tanë myslimanë janë nga Lindja e Mesme. Duke i parë  përpjekjet që ata bëjnë,  studiojnë gjatë muajit Ramazan,  ne shpresojmë, ne përpiqemi, kemi dashur të tregojmë se një komunitet e përkrah një komunitet brenda një  komuniteti, edhe  kur muslimanët nganjëherë përgojohen pa nevojë, shtoi ai.

Bodgin, si mësuesit tjerë të Cardiff-it, është frymëzuar për të agjëruar një  një ditë, pasi ka dëgjuar se Xhamia Dar ul-Isra  e qytetit ka planifikuar që të ushqejë  400 njerëz, duke përfshirë edhe njerëz të pastrehë, çdo natë gjatë 30 ditëve të muajit të Ramazanit, muajit të mëshirës. .

Jemi bashkuar me përpjekjet e muslimanëve, mësuesit shpresojnë për të krijuar një fond  prej £ 500 për ndihma ushqimore (Cardiff Foodbank), si dhe për t’i shpërndarë në muajin e shenjtë Ramazan me studentët e tyre myslimanë.

Unë dua t’u tregoj se populli dhe kultura e tyre nuk kanë asgjë për t'u frikësuar. Sa më shumë që ne mund të lidheni me popujve të ndryshëm dhe me kulturën e  tyre aq më mirë është, tha Bodgin.

Bodgini , 33vjeçar, e  pranoi se ai do ta ketë vështirë për të agjëruar, pa  ushqim, pa pije për 19 orë.

Mua do të më mungoi  mëngjesi im nga furra Bakery Allen në rrugën Roath. Mua do të më mungoi tortja e cila është gjithmonë në dhomën e stafit dhe mua do të më mungoi kafja ime e mëngjesit. Por unë jam i sigurt se unë mund të agjëroj një ditë, shtoi ai.

Së bashku me Bodgin-in, mësuesit Jon Letson dhe Jennifer John do të bashkohen  në agjërim me drejtorin e marketingut të shkollës, Shoko Morimoto.

Ramazani, muaji i shenjtë në Kalendarin Islamik, fillloi në Angli më 18 qershor 2015.

Në muajin Ramazan, muslimanët e rritur, përveç të sëmurëve dhe ata që udhëtojnë, abstenojnë nga ushqimi dhe pija, që nga agimi i diellit deri në  perëndimit të diellit.

Këtë vit, Ramazani bie në fillim të verës, që do të thotë në orët më të gjata të ditës, gjatë së cilës agjërimi duhet të mbahet. 

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: IQNA News