Pse akuzohen OJQ Kosovare muslimane për financim terrorizmi dhe shpëlarje parash!
“Prokuroria Speciale i ka bastisur pesë OJQ islamike të sektit “shiit” në Kosovë. Ato dyshohen për shpëlarje të parave. Express sjell detaje për këto OJQ, për të cilat muaj më parë gazeta pati publikuar një hulumtim.”
Prokuroria e Speciale e Kosovës të mërkurën me 25 Qershor 2015 ka bastisur pesë Organizata Jo-qeveritare (OJQ), që dyshohen për “financim të terrorizmit dhe shpëlarje parash”. Bastisja është bërë nga ana e policisë shtetërore, në mënyrë zyrtare dhe shumë të rregullt.
Përkundër asaj se mediet kosovare kanë emëruar këto OJQ se janë shiite , sipas hulumtimeve tona që ka bërë Media e Lirë, dokumentacionet e regjistrimit të Ojq-ve nuk pasqyrojnë se janë organizata Shiite, por janë OJQ legjitime të regjistruara në sipas procedurës dhe ligjit të Republikës së Kosovës. Pas hulumtimit tonë, ne kuptuam se këto organizata zhvillojnë aktivitetet e tyre, kulturore, edukative dhe shkencore pa marrë parasysh përkatësin kombëtare apo fetare. Ia vlenë të cekim se OEK “NISA” është mjaftë transparente në rrjetin social, ku mund të njoftoheni në këtë ueb: http://www.naimfrasheri.net/sq/OJQ-Simotra
Organizatat që janë bastisur janë : “Nisa”, “Bregu i Diellit” dhe “Ibni Sina”, ndërsa në Prizren janë bastisur OJQ-të: “Kurani” dhe “Ehli Bejti”.
Disa muaj më parë Gazeta Express ka botuar se të gjitha këto organizata kanë lidhshmërinë e tyre me Iranin dhe se një nder ta është qifti Huduti, këtë rast Znj. Ikbale Berisha Huduti është predikuesja e Shiizmit në Kosovë e përkrahur nga ish presidenti i Iranit Mahmud Ahmedi Nexhat. Këtë e vërteton fotoja e Ikballe Berisha Huduti e marrë nga Agjensia e Lajmeve Kuranore Iran - IQNA, e cila është fotografuar me ish presidentin e Iranit në vitin 2006.
Mirëpo , Hoxhanesah Ikballe komenton se “ Kultura , dija, shkenca, hulumtimi, nuk njeh kufi as kohë as vend, prandaj kjo është e drejtë e imja që të udhëtojë dhe hulumtojë kulturat e ndryshme nëpër botë, këtë rast Republikën Islmaike të Iranit,që është djep i dijes, kulturës së lashtë dhe civilizimit botëror. Populli shqiptarë kulturën duhet ta shoh si një sexhade që duhet ta thurin së bashku të gjitha kulturat botërore për të mirën njerëzore.
Pse erdhi deri tek bastisja e këtyre OJQ –ve.
Këto Ojq në mesin e popullit njihen si organizata të nivelit të lartë kulturor dhe humanitarë, që i gjenden në ndihmë gjithë shoqërisë, sidomos kur bëhet fjalë për Organizatën NISA thonë : “është mbështetje e madhe e grave kosovare, që në anëtarësinë saj numëron 500 anëtare kjo donë të thotë 500 familje, prej tyre 200 gra veja me shumë jetim dhe të varfër.
Mirëpo, në shkurt të vitit 2015 gazeta Express kishte shkruar një artikull gazetaresk , me informata të pabaza dhe të padëgjuara më parë, ku pastaj u fut urrejtja dhe dyshimi në shoqërinë kosovare lidhur me të dhënat që bëri gazeta. Pas këtij mos reagim në muajin shkurt 2015 , në Kosovë vazhdohej me bastisjet e OJQ shqiptare, por që kishin fonde nga tokat arabe dhe dolën të zhytura në keqpërdorimin të parasë por edhe të misionit të Ojq-ve të tyre, të cilat më pas u mbyllën dhe iu ndërprenë aktivitetet , si dhe disa hoxhallarë dhe ndjekësit e tyre ende mbeten nëpër burgje për të vuajtur dënimin ose u suspenduan nga puna si imam xhamie.
Ndërsa këto pesë Ojq që u bastisën këtë muaj, qershor 2015, nuk kishin të bëjnë aspak me këto grupe dhe Ojq selefiste- Wehabiste siç janë bërë tani më të njohura ne Kosovë. Ndërsa sipas komenteve të përfaqësuesve të pseë organizatave të fundit të pastisura, ata thonë “ ne nuk kemi të bëjmë aspak me terrorizëm dhe larje parash , dhe ne nuk lejojmë të futem me një thes me organizatat e bastisura më parë, që njohura si selefe –wehabite, ne kemi ndërgjegje të pastër dhe jemi shumë transparent me popullin. “
Gjithashtu një hulumtim i Express pati gjetur se : “shoqata është e lidhur OJQ'ja Nisa”, “Bregu i Diellit”, ; OJQ'ja Ehli Bejti dhe media të shtypura si revista “Vlera”, Lumturia e një sërë mediesh të tjera elektronike që përhapin frymën e revolucionit islamik në Iran në Homeinit. Në nga këto faqe është edhe portali ‘mediaelire.net”. Por të gjithë këtë e mohojnë komentet e kryesuese së OEK NISA.
Koment nga Ikballe Berisha Huduti:
Media e Lirë, mori një koment nga znj. Ikballe B.Huduti lidhur me rastin, “ Ne u befasuam me këtë bastisje që Prokuroria e Kosovës në bashkëpunim me policin, erdhën në mëngjesin e hershëm të Ramazanit në shtëpinë tonë private ku gjendet edhe zyra e NISA-së, por ata kryen punën e tyre me shumë efikasitet dhe etik zyrtare, ne nuk kemi asnjë vërejtje dhe i urojmë punë të mbarë që të i shmangin dyshimet dhe të del në shesh e vërteta. Kosovës i duhet institucione të këtilla që të mbajnë stabilitet dhe siguri në shoqëri sepse jemi shtet i ri dhe duhet të jemi model për tërë botën.
Mirëpo, unë Ikballja në emër të Organizatës NISA do të denoncojmë dhe do të reagojmë ndaj gazetës Express për gënjeshtrat shpifjet, përdhosjen e autoriteti tim personal si një udhëheqëse e masës së gjerë civile, si dhe për humbjen e imazhit dhe stagnimit të aktiviteteve të NISA-së. Unë Ikballja si kryetar e “ NISA”-së mbajë përgjegjësi totale, para gjyqit nëse ka nevojë, për punën time si person juridik dhe për të gjitha lëvizjet në “NISA”. Gjithë këtë e bëjmë me një ndërgjegje shumë të thellë dhe të pastër duke argumentuar punën tonë të lodhshme me shumë sakrifica financiare, dhe duke denoncuar se ne nuk jemi ata që përkrahim terrorizmin as që kemi të bëjmë me shpëlarje parash, as me regrutim të ushtarëve, në vendet e luftës në Siri etj, dhe nuk lejojmë të na fusni me një thes me organizatat tjera kosovare që tani më i kanë dosjet e përlyera.
Prandaj ne jemi pjesë e shoqërisë dhe kërkojmë Drejtësi dhe korrektësi ligjore si dhe kërkojmë nga mediet Kosovare të na japin hapësirë për këtë denoncim të cilin tani më një javë rresht merremi me emaile dhe vizita nëpër selit e tyre TV dhe nuk na konfirmojnë letrat dhe kërkesat tona.