İslamofobe

Islamofobia në Angli: Shoferi i autobusit në Oxford nuk ndalet për të marr muslimanët, përballet me kritika

Kompania e autobusëve lokal në Oksford është përballur me kritika për një incidentet në Oksford, kur një shofer nuk e ndali autobusin për  muslimanët që ishin duke pritur në ndalesë, stacion, të autobusëve. 

Ankesa, e cila u dërgua në Kompaninë e Autobusëve  nga një  grup kundër-Islamofobisë, që quhet Tell Mama, është shkruar nga një person i cili i pa dy incidente brenda një dite,  e pa autobusin që nuk ndalet aty ku presin  muslimanët.

Një incident ka ndodhur në rrugën Cowley Road, një zonë e qytetit me përbërje të ndryshme etnike.  Ankuesi thotë se ai ka pa një çift musliman duke pritur autobusin.

Ai thotë: Pas mbërritjes së autobusit, çifti musliman u përpoq të jep shenjë m’u ndalë autobusi,  por shoferi, pavarësisht se i kishte parë çiftin muslimanë duke pritur, i injoroi plotësisht ata dhe vazhdoi  vozitjen e autobusit.

Ankuesi,  gjithashtu, thotë se paradite, ai është dëshmitar se i njëjti numër  i autobusit, autobusi nr.10, nuk u ndal në stacionin lokal  ku pritshin një grup i njerëzve, njëra prej tyre ishte e mbuluar me shami.

Kompania e autobusëve e ka konfirmuar  rastin, ankesën dhe kërkoi falje. Një përfaqësues për Kompaninë e Autobusëve tha se ata janë në humbje nëse  e shpjegojnë pse shoferi nuk u ndal.

Përfaqësuesi i kompanisë, gjithashtu, premtoi se do të bëjë njëintervistë formale me shoferin  dhe tha se sjellja e tij do të shqyrtohet në përputhje me politikën e mundësive të barabarta të Kompanisë së Autobusëve.

Grupi Tell Mamma ka publikuar kohën e fundit mbi  incidentet anti-muslimane nga viti  2014 deri në vitin 2015. Ata i kanë të vërtetuara 548 incidente gjatë kësaj periudhe.

Shumë prej incidenteve të raportuara janë marrë online në internet, por nga incidentet 'offline', rreth 30 për qind e viktimave kanë ndodhur ndërsa ato ishin të veshura me rroba tradicionale Islame.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: The Indepedent