Rusia

Zyrtari rus: Arabia Saudite objektivi i ardhshëm i ISIL-it nëse Siria bie

Një zyrtar i lartë rus paralajmëron se Arabia Saudite do të jetë objektivi i ardhshëm i grupit terrorist ISIL nëse Siria bie në duart e militantëve ekstremistë. 

Unë besoj se vendet e këtij rajoni - Arabia Saudite, shtetet e Gjirit Persik dhe ndoshta të tjerët duhet të luten për (Presidenti e Sirisë ) Bashar al-Assad. Ky është kufiri i fundit i sigurisë së tyre, citoi agjencia e lajmeve Tass   zëvendës  Shefin e Këshillit të Sigurimitt Rusisë, Jevgeni Lukyanov që tha të mërkurën.

Ai shtoi se në qoftë se qeveria e Presidentit Assad bie, atëherë objektivi i ardhshëm i ISIL-it do të jetë Arabinë Saudite dhe shtetet e Gjirit Persik.

Rreth 5.000 shtetas saudit janë bashkuar me radhët e ISIL-it, tha Jevgeni Lukyanov. Kur faza aktive e konfrontimit përfundon aty, ku do të shkojnë ata? Ata do të kthehen në shtëpi. Çfarë mund të bëjnë ata? Ata vetëm mund të vrasin njerëzit.

Ai më tej tha se asnjë vend në botë nuk mund të jetë imun ndaj akteve të terrorizmit.

Në muajin maj, ISIL-i  mori përgjegjësinë për sulmet vdekjeprurëse me bomba që kishte në shënjestër dy xhamitë të muslimavëve shiitë, në provincën Lindore të Arabisë Saudite, ku shumica e popullsisë janë muslimanë shi’itë.

Grupi terrorist, i cili besohet gjerësisht se ka mbështetje nga disa vende të rajonit, duke përfshirë vetë Arabinë Saudite,  ka bërë thirrje për më shumë sulme kundër shi’itëve sauditë nëpërmjet njërit prej grupeve të saj brenda Mbretërisë Saudite.

Tekfirizmi i ISIL-t është ndikuar kryesisht nga Vehabizmi, ideologjia radikale dominuese në Arabinë Saudite dhe që predikohet lirshëm nga studiuesit sauditë.

Rijadi ka qenë prej kohësh i akuzuar për mbështetjen e organizatave terroriste të tilla si ISIL-i në Siri, Irak dhe vende të tjera siç pretendohet nga qeveritë në Damask dhe Bagdad.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: Press TV