Greqia para bankrotimit
Ministrat e financave të eurozonës kanë refuzuar të shtunën prolongimin edhe për disa javë të programit të ndihmës financiare Greqisë, i cili skadon të martën mbrëma, dhe pas saj kanë vazhduar takimin pa ministrin grek të financave Janis Varufakisit, që të shqyrtojnë për pasojat e mundshme për eurozonën në rast të bankrotimit të Greqisë.
“Do të vazhdojmë takimin pa prezencën e kolegut tonë grek”, ka thënë kryetari i eurozonës Jeroen Dijsselbloem pasi që është ndërprerë takimi i eurogrupit, i cili është thirrur para se Greqia të paralajmërojë referendumin për ofertën e fundit të kreditorëve. Dijsselbloem ka thënë se Greqia ka ndërprerë bisedimet me kreditorët dhe se programi i tanishëm i ndihmës skadon të martën me 30 qershor 2015. Eurogrupi me 18 , e jo 19, ministra të financave vazhdoi takimin për të shqyrtuar pasojat e një vendimi të tillë. Greqia duhet të pagojë Fondit Monetar Ndërkombëtar gjer më 30 qershor 1, 6 miliard euro. Në rast se nuk e paguan këtë borxh e kërcënon rreziku nga kaosi dhe dalja nga eurozona. Disselbloemi ka thënë se vendet tjera anëtare të cilët e ndajnë valutën e përbashkët “janë të vendosur të mbajnë forcën dhe besimin e eurozonës”. Në deklaratën e përbashkët të cilën e kanë pranuar të 18 ministrat e financave thuhet se Greqia” njëanshëm ka ndërprerë bisedimet vonë në mbrëmje me 26 qershor”.
Kryeministri grek Aleksis Cipras ka kumtuar të shtunën në mëngjes se votuesit grek në referendumin që do të mbahet me 5 korrik do të vendosin se a do të duhet të pranojë Greqia pakon e reformave ekonomike të cilin e kanë propozuar kreditorët në zëvendësim për kredi të reja për të shmang bankrotimin. Kreditorët në këmbim të saj kanë kërkuar nga Greqia të pranojë dhe të zbatojë reformën e sistemit pensional dhe tatimor, ndërsa Ciprasi i cili ka fituar në zgjedhjet në janarit me premtimet për shmangie nga kursimi, këtë kërkesë e ka quajtur”shantazh”. Një politikan i lartë grek ka siguruar masën të shtunës se bankat do të jenë të hapura dhe ka lut qytetarët të jenë të qetë pas disa orëve me ç’rast kryeministri grek Aleksis Cipras ka paralajmëruar referendumin e papritur në të cilin votuesit do të vendosin për atë se a do të duhej Greqia të pranojë pakon e reformave ekonomike të cilin e kanë propozuar kreditorët në këmbim të kredive të reja.
Kursimtarët grek kanë tërhequr gjatë ditëve të fundit miliarda euro për shkak të shqetësimit se Athina do të mund të fus kontrollin e qarkullimit të kapitalit gjersa në mënyrë të rrezikshme po i afrohet bankrotimit i cili do të rezultonte ma daljen nga eurozona.
Burimi: globalcir